Njohuritë për shëndetin mendor janë mjete shumë të rëndëshme, jo vetëm se ai është i vështirë për t’u ruajtur, por edhe sepse është i vetë-menaxhueshëm.
Ashtu si çdo gjë që ka të bëjë me kërkimin, apo mbrojtjen e shëndetit në përgjithësi, fakti më pozitiv është që ne mund ta stervitim atë siç mund të stervitim nje muskul në trup.
Shëndeti mendor nënkupton gjëndjen e mirëqënies psikologjike dhe emocionale, atë qetësinë dhe harmoninë shpirtërore që synojmë t’a ruajmë gjatë ditës; mungesën e sëmundjeve problemeve mendore.
Këtu fillon stigma e kësaj, si një njollë që mban qëndrime dhe gjykime shpesh të pavërteta për shëndetin mendor.
Në shoqëri ndoshta nuk promovohet sa duhet, të folurit për ndjenjat vetjake, të shprehurit për probleme dhe ngecje, të shkëmbyerit të ideve dhe botës së brendshme që fshehimnga gjithkush, të diskutuarit rreth eksperiencave të mëparshme që kanë nxitur tek ne strese, ankth, zemërim, për frikën apo vetminë e dhimbshme që të lë pa gjumë..por këto i mbyllim në sirtar.
Shkurtimisht doja të shprehja disa mendime me qëllim për të promovuar thyerjen e stigmës për muajin e shëndetit mendor.