Këshilla/Blog

Filania 21.09.2021

Si jeni ,une desha te rrefej ktu nje ngjarje nga jeta ime qe me beri tkuptoj
Sa sipërfaqësor dhe interesaxhinj jan njerezit?Perse i japin kaq shumë rëndësi pamjes së jashtme dhe heshtjes ose të folurën së tepërt që të përcaktojnë vlerën që ke ???
A thua kta qe shajn jan pasardhës të Ajnshtajnit.
Më përpara kam qen një vajz pak mbipeshë,vishesha shumë thjesht,pothuajse nuk lyhesha hiç.Isha shume e heshtur,nuk është se nuk kisha ide në pune,po askush smi merte për të mirëqenë mendimet,dhe nuk është se njerzit me kushtonin rëndësi që të kuptonin kush isha sepse nuk me afroheshin nuk bënin biseda me mua por edhe pse veprenin kshu kritikat e thashethemet për mua për pamjen t’ime e heshtjen t’ime nuk mungonin,për ata isha si një vajz fshatare nga fshatrat e Kukësit që s’kishte lidhje me botën dhe nuk dinte të lidhte dy fjalë që merrte rrogën kot se asgjë sbente dmth mendimet e tyre për mua, koleget ishin indiferente ndaj meje
sidomos burrat,gjithmon u kushtonin vëmendje atyre femrave që ishin të kuruara visheshin mirë dhe s’u pushonte goja.Ca herë me lëndonte ky injorimi i tyre po ngushellohesha me faktin që hiporizia dhe paragjykimet e tyre ishin në nivel stratosferik.Skisha ç’i doja afër.Por e une do doja një ndryshim të vetes qe te ndihesha pak me mir për vete jo për ata sigurisht.
kështu që ju futa palestrës 5muaj rresht hoqa ato kg të tepërt,leva dhe rrita floket,madje bera operim hunden dhe fillova te lyhesha rend të vishesha me stil dhe rroba te bukura.Gjithashtu edhe në pune fillova të aktivizohesha me shumë në projekte dhe ide fillova të flisja pavarësisht se si e prisnin kolegët veprimin tim.,*po si për çudi një pjesë e tyre bërë një ndryshim ndaj meje.Burrat filluan të gjenin pretekste për te folur me mua,fjalët e mia filluan të merreshin ne konsiderat,madje me quajten inteligjente për diçka të zakonshme,une aty kisha dhen ide për projekte me të mëdha e s’kisha mar nje bravo kur nuk isha e bukur,madje pash ne fund të muajt qe më ishte shtuar rroga,dhe vajzat e tjera me kërkonin sugjerime për veshjen make up dhe filluan të interesoheshin kush isha ca Beja etj etj.
Koleget filluan të me ftonin për kafe dreka e darka,ca her e kisha te paguar kafen ne kompani.
Dhe shefi me thirri në zyr gjasme si një punonjëse e talentuar e marketingut që kishte nevojë për Iden t’ime për një projekt ku qëndrimi i tij Toni i tij i zërit dhe buzëqeshjet e tij më than qe ai kishte qef te kalonte koh me një grua të bukur dhe kto tjerat i kishte justifikime.
Është e çuditshme po e prindërit e mi e të afërmit e mi u kujtuan që të flisnin si duhet.Askush me par nuk me kishte friends në Instagram por kur un bera ndryshimin nje dit pash 25ftesa ne Instagram nga punonjësit e kompanisë sime midis tyre edhe shefi,menaxheri dhe nje grua qe kishte shum ndikim ne zyre per pamjen qe kishte dhe aftesit e saj komunikuese
Nja dy koleg burra me kerkuan numrin e tel qe te flisnin me mua whatssap dhe te me merrnin ne tel njeri nga ata me shoqeri ne makin ne shtepi,koleget filluan te me pershkruante si shoqe ne te tjer njerez kur i pyesnin kush isha.
Mbaj mend njeren qe tha KJO esht shoqja ime dhe badhkepuntprja ime e punes,esht kaq e ditur e kendshme dhe e bukur i shtoi ai tjt me te cilin po fliste.
Gjith kjo vemendje me acaroi edhe pse me pelqeu ca.Por kurr sdo e harroj si me trajtonin kur isha ndryshe.

NJV