Friend 01.11.2021
Pershendetje!
Arsyeja pse po ju shkruaj eshte si te krijojme nje shoqeri te pershtatshme per ne. Kete vit filloi masterin dhe kam shume deshire te ze shoqe te reja dhe te kaloj mire me to.Gjate 3 viteve shkolle te larte nuk zura asnje shoqe ne fakultet pasi askush nuk i pershtatej tipit tim.Ishin shume njerez mendjemedhenj.Une kam tipin qe s me pelqen te lavderohem,jam njeri i qete,i komunikueshem por nuk i duroj dot njerezit qe merren me thashetheme dhe shesin mend gjate gjithe kohes.Me pelqejne njerezit e thjeshte po fatkeqsisht jane te rralle.Tani po nis 1 kapitull te ri ne jete dhe kam shume nevoje per disa keshilla si te gjej disa shoqe pasi s dua te rri e vetmuar.Per momentin qendroj vetem dhe ne dhome te konviktit pasi vajzat qe me rane ne dhome me vodhen.Ndihem kaq pafat perse s po njoh disa shoqe per se mbari?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Ckemi,
Dhe une kam qene ne te njejten situate.Pa merak,une e kuptoj si ndihesh sepse kam qene vete ne konvikt dhe kete pjese e kam kaluar.
Ajo cfare duhet te besh eshte te gjesh nje pune mundesisht vend social.
Kjo do te te beje qe te mos e ndiesh mungese.
Me thuaj si e kalon diten,me cfare meresh.
Mund te diskutojme ketu kete situate qe te ndihesh me mire.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Nga sa ke shkruar me krijohet pershtypja qe pjese e arsyes pse has veshtiresi per te krijuar shoqeri mund te qendroi te fakti qe mund te kesh nje lloj frike ne lidhje me natyren e njerezve dhe kjo te shtyn te perqendrohesh kryesisht te anet e tyre me te veshtira si per shembull te qenit mendemedhenj apo qe mund te merrem me thashetheme. Ndoshta kjo eshte menyra jote per tu mbrojtur nga keta njerez qe mund te jene natyre me ekstroverte, por ne te njejten kohe keto frikera po te limitojne mundesite per tu njohur me njerez te rinj qe edhe pse mund te kene tendencen te shfaqen mendjemedhenj mund te kene shume gjera te tjera per te ofruar. Une te keshilloj te tentosh te kuptosh me mire se cfare te ka frenuar konkretisht ne krijimin e lidhjeve te shendetshme me miqte dhe do doja ta vazhdonim biseden. Ndoshta veshtiresite e tua lidhen me te shkuaren tende ne shoqeri ku mund te kesh pasur konflikte ose zhgenjime qe ende po te ndikojne? Te mirepres per te vazhduar biseden.
Perzemersisht,
Dorina
Diten e kaloj ne shkolle,flas ne tel me familjen dhe te dashurin.Por s kam askend ketu te dal te pi kafe.Sa here dal blej rroba dal vetem.Disa here me ka thene i dashuri im s ke ndonje shoqe qe te dalesh per t blere.Dhe un qe i them jo dhe nje ndjesi e keqe vetmie me ther ne shpirt.
Pershendetje Msc.Dorina Kapaj.Une ju falenderoj per pergjigjen tuaj.Une perpiqem te bej shoqeri,flas me njerezit por biseda mbetet aty,ne fakultet ose ne sallen e studimit ne konvikt.Nuk kam arritur te krijoj shoqeri te ngushte te dal te pi kafe te blej rroba me shoqet sic bejne gjithe vajzat e tjera.Njerezit nuk me afrojne dhe pse un perpiqem shume te afrohem me ta.Kam pasur 2 shoqe te ngushta dikur.Ato me afruan vet dhe mua mu be shume qejfi por tani ato s jane me ne qytetin ku vazhdoj studimet.Kur i afroj une njerezit,ata largohen.I ftoj per kafe ato justifikohen dhe me largohen.
Ateher Kur dikush nuk te jep rendesi domethen qe nuk I intereson fare .Ndoshta kjo té duket e eger ne pergjigje por e them si per vete.Edhe mua me ka ndodhur madje shume her,dhe une te keshillojn sic do te doja te kisha vepruar vete dikur,leri e mos I sforco me,sepse ato mund te hapin probleme me vone.Kerko njerez qe te pranojn per ate qe Je dhe nuk jan ekstremist ne kritik,nese nuk gjen shume mir rri aty pune tate ,kush te flet foli,e kaq,por mos I ndihmo provime se mesohem pastaj te perdorin vetem kur kane interes,mos I mer shume afer zemres fjalet e tyre ,sjelljet se kur t mbaroj shkolla sdo I shohesh më me sy jete tate.Do vazhdosh jeten,mos e mbush veten me strese kot,te uroj me te mirat????