“Stresi” 10.12.2021
Pershendetje, kam shume probleme me stesin, shpesh here ne situata te ndryshme kur stresohem nuk mund ta kontrolloj as vetveten aq shume stresohem, fillon edhe trupi te ket dridhje dhe me humb zeri nga stresi ne shumicen e rasteve. Ju lutem me keshilloni diqka sepse me t’vertet kam nevoje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje
Te falenderoj shume qe na ke shkruar dhe ke ndare me ne shqetesimin tend dhe qe ke kerkuar ndihme. Une te ftoj te ndash me shume me ne rreth shqetesimit tend. Do te doja te dija kur kane nisur te te shqetesojne keto reagime? A ka qene gjithmone keshtu? Nese nuk ka qene gjithmone keshtu, cfare ka ndryshuar me se fundmi ne jeten tende? Ndoshta je duke kaluar ndonje pervoje jo te mire e cila ka lene shenje tek ty.
Ndodh ndonjeher qe stresi te jete normal perball veshtiresive te shumta qe ne kalojme. Ne keto raste kur ke keto reagime me dridhje dhe mungese kontrolli, si ka qene vazhdimesia? Ti bej keto pyetje per te kuptuar me teper rreth asaj cka je duke perjetuar kohet e fundit. A ka njerez specific ndaj te cileve stresohesh ose situata specifike per te cilat trembesh me shume? Te keshilloj ne raste te tilla te marresh fryme thelle ne menyre qe te qetesohesh, fol me njerez ndaj te cileve ke besim dhe nuk ndihesh e gjykuar te tregosh problemet e tua. Aktiviteti fizik do te ishte shume i mire. Gjithashtu ju ftoj te na shkruani serish ku mund te tregoni me teper rreth vetes dhe shqetesimeve tuaja.
Perzemersisht,
Oliana
E dashur, kohe me pare kam qene ne situata kur e stresoja veten kisha nje stres normal saqe mund ta kontrolloja edhe vet, por kohve te fundit qdo gje marr me stres sidomos, kur flas me dike te panjohur, kur kam kontakt me disa prej njerzve ne punen time. Dhe qdo here e mendoje qdo pune qe do te behet apo qdo muhabet gjithmone e menoj jo nuk mundem se stresohem. Shpesh here jam ndi edhe me siklet kur kam pas aq shume stres para kilenteve pa ndonje arsye te madhe, du me qene nje person normal qe del perball qdo situtate si nje femer e fort. Kam mendu me kontaktu me ndonje mjek per ndonje tablet te leht qe te ben te qetsohesh sepse me te vertet eshte nje veshtersi e madhe per mua. Ju lutem nese kuptoni pak a shume situaten time, nese keni mundsi me ma rekomandu ndonje tablet apo ndonje gje qe me ndimon ta tejkaloj ket gje. Dhe nje gje se shpesh here dal para njerzve si nje person qe sdi te bej gjera si te tjeret, por kur deshiroj me i sherby ndonje familjar tim apo te burrit me kap frika se kur zgjohem ne kemb mund te kem ndonje dridhje te duarve apo diqka tjeter. Me te vertet du me dit a eshte e natyrshme apo ka ndonje zgjidhje qe mundem me tejkalu.
Faleminderit per mirkuptim!