Këshilla/Blog

3010 01.02.2022

Ekzistenca ime me duket e kote, edhe pasi jam perballur me sfida dhe mendoj se i kam perballuar mire duke marre parasysh rrethanat dhe moshen, perseri realiteti me perplas në teorinë e mësipêrne, pra qe po jetoj kot duke qenë se nuk po bëj gjërat që dua, për shkak të frikës time për të guxuar dhe mungesës së mbështetjes nga familjarët shoqëria etj..Teorikisht, kam shumë njerëz që më instruktojnë ama praktikisht asnjë.As unë nuk e suportoj dot më veten time.Nuk kam besim tek asgje që bej qe do funksionojë apo do ja dal- Edhe pse mendoj të ndërrmarr shumë gjëra nuk shoh sukses tek ato dhe ktë paragjykim e hedh në çdo ndërrmarrje timen
Si te dal nga kjo situate?
Faleminderit per hapsiren perzemersisht!

  1. MSc. Sokol Kosta says:

    Pershendetje. Nga sa shkruan me siper kuptoj se ka një “pengim” per te nisur diçka ose per te bërë atë që do pasi “nuk ka suport praktik”. Duket sikur ekzistenca merr kuptim pikerisht nga kjo prani “konkrete” e te tjereve. Këto burime ernergjie dhe besimi per ty jane shume te rendesishme jo vetem per ato qe shkruan por edhe per faktin se te sigurojne një lloj ideje se ke ku te kthehesh. Dhe si mund te dalesh ne det pa nje liman te sigurtë? Me krijohet pershtypja se nese me parë sfidat jane përballuar “duke marre parasysh moshen dhe rrethanat”, pra ne menyre deri diku te pavetedijshme, duket se tashme je shume e vetedijshme dhe prej kesaj sipermarrja behet me “realiste”, pra me e veshtire, sidomos kur perjeton kete mungese suporti. Interesante eshte edhe menyra se si reagon kur se ke kete suport. Duket se e ke kuptuar edhe vete kur thua se ne kete rast(pra kur se gjen kete mbeshtetje) te vjen ne ndihme paragjykimi. “Hedh një paragjykim” mbi iniciativen dhe veten. Nga ana tjeter duket se kjo nevoje per “instruksione konkrete” dhe jo teorike flet me shume per rendesine e madhe qe ka prania e dikujt(ideja qe dikush eshte aty per ty vazhdimisht) se sa per instruksionin ne vetvete. Kjo me jep ndjesine se ke perjetuar nje humbje ne jeten tende e cila ka bere “te besosh” deri diku qe suksesi/sipermarrja ka nje kosto oportune qe per ty eshte shume e madhe per tu pranuar. Gjithsesi, per tiu kthyer “instruksioneve konkrete” ajo qe do te rekomandoja eshte nje konsulte terapeutike per te kuptuar nese nje terapi do te bente “te mendoje”që keto “hapesira te mbyllura” ne jeten tende mund te hapen duke I ekploruar ato.
    Gjithe te mirat.
    Sokoli

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV