Këshilla/Blog

Natyre psikologjike 03.02.2022

Pershendetje shpresoj te jeni mire
Atehere nje shoqe kam njoftuar ne vitin e dyte te studimeve tash jam ne vitin e tret
Eshte ajo qe me ka ftu per kafe e para pas asaj dite ne jemi takuar vazhdimisht, tash eshte felluar shoqeria me shume duke nda sene personale per njera tjetren, zemra ime po e don shume shqetesimi im eshte sepse nuk po mundem pa presencen e saj e kuptoj qe secili prej ne ka obligime te tjera por po mendoj qe jam bere e varur pas saj Eshte shum e menqur me pershtatet teper ne muhabet ndjehem ekstrem mire me ta koha po shkon shum shpejt kur po dalim, podu qe te jem 24/7 me te perndryshe kam nje shoqe tjeter qe 7-8 vite shoqe te ngushte me as me te nuk me folet du me perfundu shoqerin me te kam mendjen te shoqja e re dhe qdo moment eshte pjes e mendimeve te mija mendoj per muhabetin qe kemi bere fjalet qe kemi fole etj

Eshte si shqetesim per mu nuk me ka ndodhur shpesh te kem kaq shum vemendje per nje shoqe!

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Pershendetje,

    Uroj te jesh mire. Te paturit nje shoqeri te ngushte me dike dhe te dashurit qe ta takosh me shpesh, te flasesh me shume, eshte krejtesisht normale. Njeriu eshte qenie sociale dhe ka nevoje te here pas hershme te njohe njerez dhe disa prej tyre te zgjedhe t’i kete me prane. Prania e disa njerezve, ne varesi te marredhenies se krijuar, mund te jap ndjesine e te qenurit e deshiruar, e kuptuar apo cdo lloj emocioni tjeter. Nderkohe, largimi nga disa persona mund te shkaktojne ndjesine e braktisjes, vetmise apo humbjes. E rendesishme eshte te kuptosh nevojen tende per ta pasur kaq prane kete shoqe. Cfare te pelqen ty tek kjo shoqe? Ku konsistojne kryesisht bisedat tuaja? Si ndihesh ti kur je me te? A ka ndonje person tjetre ne jeten tende qe te ben te ndihesh keshtu? Cilat jane mendimet e tua kur largohesh nga ajo, apo ne mungese te saj? Kur je ndjere me pare keshtu ? Ver re se si situata ne te shkuaren mund te ndikojne ne menyren se si ndihesh ne te tashmen. Une te ftoj te me rishkruash ne lidhje me kete nevoje (per ta pasur shoqen 24/7) duke u fokusuar ne pyetjet e zhvilluara me larte ne menyre qe te kuptosh me shume dhe nga vetja. Mbetem ne pritje te letres tende te radhes.

    Gjithe te mirat!

    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV