12345 23.02.2022
Pershendetje
Prej shume vitesh, ndoshta qe ne femijwri te hershme, kam patur gjithmone probleme me komunikimin si me familjen edhe me rrethin shoqeror. Nena ime ka nderruar jete kur kam qene fare e vogel dhe pothuajse nuk e mbaj mend aspak. Mungesa e nenes me kalimin e viteve me ka bere te mos jem shume e afert me njerezit, edhe familjaret i ndjej si te huaj sikur nuk me ploteson shpirterisht prezenca e tyre si dhe per me teper nuk kam ahum relata te mira me to. Ky boshllek me ka vrare ne shume aspekte gjate jetes : ne aftesine per tu lidhur me njerezit dhe per te krijuar besim si dhe tek menyra sesi e shpreh veteveten. Sidomos kjo e fundit me ka bere te kem probleme dhe me ankthin social ose te performances. Ne pergjithesi Jam e vetedijshme per situaten ne te cilen ndodhem po gjithmon perpiqem ta fsheh duke menduar qe nuk jam e vetmja qe i kam perjwtuar kto po ndonjeher pasojat qe ka lene tek une jane te veshtira per tu menaxhuar. Kam menduar shpesh here te ndiqem nga nje terapeut por me ka penguar ana financiare si dhe fakti qe thelle thelle mungesa e dashurise dhe e vemendjes nuk plptesoshet thjesht duke biseduar. Faleminderit nese e merni ne konsiderate dhe me ofroni nje keshille.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe na ke shkruar. E vleresojme qe e ndave me ne shqetesimin tend me ne. Ne jemi ketu per te degjuar dhe per te ndihmuar ndaj te rekomandojme te konsiderosh mundesine e te folurit drejteperdrejte me nje prej eksperteve te faqes per mbeshtetje dhe keshilla permes chat ne oraret ne te cilet ata jane ne linje. Oraret e chat i gjen ne linkun e meposhtem:
https://nukjevetem.al/orari/
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem