Këshilla/Blog

Era 15.03.2022

Pershendetje uroj te jeni mir! Jam 25 vjec ka rreth 3-4 vite qe ndiej se kam probleme me menazhimin e sjelljes, gjat gjith kohes kerkoj vemendjen e personave te rendesishem per mua bashkeshortit kryesisht, problemi ka qen aty vazhdimisht, kur gjerat per mua nuk shkojne mir, trishtohem kam ndjenja dyshimi te vetja, pasiguri, nuk e di cila eshte gjeja e duhur per tu ber, di vetem qe dua vemendjen, acarohem, flas keq, nuk e kuptoj as vet cfar dua, vazhdimisht kam pendes per fjerat qe bej, asnjeher nuk me pelqejn gjerat qe bej, ka pasur momente qe kam menduar se eshte me mir te mos jem, dua shum te ndiej qe jam e rendesishme, vazhdimisht e gjej veten duke kerkuar aprovim, vemendje dhe duke the. une , une , une….
Nuk di cfar te bej ndihem shum keq per kete gje dhe me pengoj te eci perpara dhe te vendos te ndaj dhe vleresoj cfar eshte e mir per mua dhe cfar jo. Pres nje pergjigje ju faleminderit.

  1. Përshëndetje Era, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm! Siç po përshkruan ke një nevojë të madhe për të qenë në qendër të vëmendjes së të tjerëve, për të qenë “e parë” prej tyre. Ndoshta kjo mund të lidhet me faktin se nuk je ndjerë ashtu më përpara? Mbase vlen që të reflektosh se si ka qenë situata në familjen tënde, sa e kishe vëmendjen e prindërve të tu dhe të njerëzve të tjerë: mund të ketë qenë shumë e madhe ose shumë e vogël. Gjithashtu, siç duket narcisizmi jot preket shumë nëqoftëse diçka nuk shkon mirë. Sërish, mbase vlen të reflektosh se çfarë do të thotë për ty që të jesh “e dyta” në radhë, që të bësh gabime ose që të tjerët të bëjnë gabime. Gabimet janë thjesht njerëzore. Këshilla ime do të ishte që në momentet që diçka të provokon këtë reagim të ndalosh për pak për të reflektuar për arsyen që të ka ngacmuar përpara se të reagosh.

    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV