Denis 28.04.2022
Pershendjetje,jam nje djale 23 vjec,para dy vitesh hoqa 4 dhembe te pjekurise dhe pas dy ditesh mu shfaq nje zhurme ne vesh dhe kam shkuar disa here ne urgjence per kete gje,por nga sikleti i madh i kesaj zhurme mjan shfaqur siptoma si rendese ne koke dhimbje nofulle me duket sikur me le zemra ngushtim ne fyt dhe frymemarrje,tani nuk e di a esht stres a mos kam ndonje problem serioz,do ja u dija me shum. flm nqs marr nje pergjigje
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Denis!
Per shkak te ankesave qe i paraqitni me veshet, fytin se pari pasi te paraqiteni te Mjeku familjar do te ju udhezojne per te shkuar te specialisti i ORL. Po ashtu per sqarim te metejme te situates me siguri do te kerkojne edhe konsulten e Neurologut.
Per te kuptuar drejt situaten eshte e nevojshme te ndiqen keto rekomandime me konsulta qe do ju japi mjeku i familjes.
Ju uroj me te mirat!
Dr.Dardani