Elena 15.05.2023
Pershendetje pyetja ime ka te beje me menyren si duhet te asistoj nje te aferm qe besoj se ka crregullime bipolare . A duhet tia shpjegoj nga se vuan nese nuk e ka realizuar ose pranuar vete, qe duhet te shkoje tek specialisti per kete arsye ? Une nje hipoteze kam qe dua nese eshte e nevojshme te nise nje trajtimin sa me shpejt per tu sheruar Ju falenderoj
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje dhe faleminderit qe na ke shkruar.
Une e vleresoj shume faktin qe ju keni deshiren per te ndihmuar te afermin tuaj dhe jeni duke kerkuar menyra se si ta nxirrni nga kjo gjendje.
Me thate qe dyshoni sipas gjykimit tuaj se personi ne fjale shfaq simptoma te crregullimit bipolar dhe ju nuk jeni te sigurt sesi ta vini ne dijeni personin ne fjale mbi gjendjen ne te cilen ndodhet.
Une do keshilloja qe ju te bisedoni me te afermin tuaj duke degjuar me kujdes te gjithe perjetimet qe ka dhe dalengadale duke i shpjeguar se kjo eshte nje gjendje e veshtire e cila e ben te vuaje dhe sesi ka forma per ta kuptuar me thelle gjendjen dhe per te ndihmuar veten duke e prezantuar me persona profesioniste qe mund te ndihmojne te kaperceje kete gje. Mendoj te vleresosh situaten, momentin dhe te gjesh menyren e komunikimit me te afermin tend per te ndare informacionin qe do konsiderosh te rendesishem qe do kete impakt pozitiv ne rrjedhshmerine e ngjarjes.
Nje profesionist do mund te bente nje vleresim me te plote dhe me te mire te situates dhe do mund te mernit nje ndihme me te specializuar.
Kjo do te ishte shume e rendesishme dhe hapi i duhur per momentin.
Une ju falenderoj qe na keni shkruar dhe uroj te gjeni zgjidhjen me te mire.
Uarda