Riki 17.03.2023
Pershendetje une jam 28 vjeqar kur kam qen i vogel rreth moshes 10 apo 12 jam shtri me nanen me flejt dhe nga kureshtja apo nuk di pse a kam pas epsh e kam fut kemben ne mes te kembeve te saj dhe e kam shtyp ne mes ajo ka qene duke flejt nuk e din tasht pas shum kohe me eshte fiksu kjo me rin ne mendje dhe me mundon shum ndergjegjja
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Riki, faleminderit që komunikove me faqen nukjevetëm. E kuptoj shqetësimin tënd për veprimin që ke bërë. Megjithatë, duhet të them se në moshënn 10 – 12 vjeç fëmijët nuk janë ende të qartë për epshin/seksualitetin e tyre dhe kufijtë që duhet t’i vendosin. E rëndësishme është që si të rritur ta kuptojnë se ku qendron e drejta dhe e gabuara dhe të përpiqen të mos e përsërisim.
Fakti se ti ke reflektuar tashmë dhe e ke kuptuar se ajo që ke bërë nuk ishte e përshtatshme tregon se ti ke mësuar nga kjo përvojë dhe që nuk synon ta përsërisësh.
Gjithë të mirat,
Veronika