Aleks 17.03.2023
Pershendetje .. kam rreth nje vit qe po mbytem nga nje ndjesi qe me ka kapur.. me duket sikur bie .. por nuk bie .. me duket sikur me bllokohen kembet me mpihen shum kam.dhimbje koke kam takikardi .. kam ber shum analiza .. pafund .. asnje sme jep zgjidhej .. cdo gje ok .. ndersa kjo ndjesi sa vjen dhe agravon sa shpesh sme le te punon .. e kam gjat gjith kohes sa her leviz .. a ka njeri si un ktu qe mund te me jap nje shpjegim ju lutem ?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Aleks,
Më vjen mirë që shkruajte, ndonëse për një kohë të gjatë e ke munduar veten për të kuptuar se çfarë po të ndodh. Trupi jot po flet atë që ti nuk po e komunikon dot. Ankthi po përjetohet fuqishëm nga ti dhe ka nevojë të kuptohet. Ti tashmë e ke larguar shkakun fizik, duke qenë se analizat të kanë dalë mirë. Tani ka ardhur momenti që të kujdesesh për mirqënien tënde psikologjike. Këshillimi psikologjik apo ndjekja e seancave të psikoterapisë do të lehtësojë komunikimin e shumë mendimeve, ndjesive, dhe kujtimeve që prej një viti tashmë po flasin tek ti përmes dhimbjes së kokës, mpirjes së këmbëve, vështirësisë në ekuilibër dhe takikardisë. Le ta zbulojmë çfarë po të bllokon. Duket sikur një pjesë e jotja qëndron në një status pritjeje..Pritje kjo e dhimbshme, munduese dhe penguese në funksionimin e përditshëm. Gjendja e ankthit dhe paniku që sulmon nga mos kuptimi i kësaj gjendje të shteron energjitë, demotivon dhe të bllokon. Të ftoj të marrësh këshillim psikologjik, qoftë ky edhe online apo edhe përmes chatit të http://www.nukjevetem.al.
Ke nevojë të shprehesh dhe ti nuk je vetëm në këtë rrugëtim.
Sa mirë që nise ta ndash shqetësimin.
Kujdesu për veten,
Arela