Anonim 20.03.2023
Pershendetje ,
Jam nje vajze 22 vjece dhe jam martuar kete vere , jetoj bashke me prinderit dhe gjysherit e burrit, me gjysherit kaloj shume mire edhe me duan edhe i dua, mo me vjehren dhe vjehrin jo dhe aq sepse jan tipa shum ndryshe qe si kuptoj dot , pa mos ju then gje hidhrohen dhe rrine gjithe diten me turinj , une po merzitem shume sepse jetoj jasht shtetit dhe nuk kam familjen afer , nuk jam fare mire burri thot qe ata jane keshtu skam cfar tu bej dhe sikur nuk i intereson se une merzitem dhe qaj shpesh. Nuk di se cfar te bej me bejne nervoz shume sdi si ta kaloj jeten keshtu
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që iu drejtove faqes së nukjevetëm.
Me vjen keq për gjendjen që po përjeton, e përfytyroj se si është të jetosh në një shtëpi me disa persona të tjerë që mbajnë këtë qëndrim me ty. Mesa kuptoj që të dilni më vete me burrin tënd nuk është e mundshme, se ky do të ishte sugjerimi i parë. Nëse nuk mundeni, do të të sugjeroja që të mendosh pak nëse ajo që të thotë bashkëshorti është e vërtetë: “Ata ashtu janë”. Pra, a janë ata tipa që u mbetet hatëri dhe që e kanë kollaj që të mbajnë qëndrim për gjërat më të vogla? Nëse është ashtu, atëherë mes kuptoj nuk kanë diçka personale me ty, por e kanë me të gjithë njerëzit. Natyrisht, nuk është e lehtë që ta pranosh këtë, por ndoshta mund të të ngushëllojë fakti që nuk ka të bëjë me ty.
E dyta, ndoshta mund ta kalosh pak më shumë kohë me gjyshërit, meqë ata të sillen më mirë, siç e the dhe të shmangesh kontaktet e shumta me ata.
E treta, mund të diskutosh me ata për qëndrimin që kanë. Vetëm duhet patur kujdes që të mos duket si sulm ndaj tyre, por më shumë si një diskutim për të kuptuar se ku qendron problem. Edhe nëse nuk zgjidhet me kaq, të paktën do kesh hapur një rrugë të re komunikimi.
Gjithë të mirat,
Veronika