Këshilla/Blog

tori 27.03.2023

Pershendetje! kam disa vite qe po menodoj shum per veten time dhe per te ardhmen time se a do mund te jem normal si te tjeret te kem nje familje ose te kem pelqim per vajza dhe jo per meshkuj. Kur isha i vogel diku te 12 vjeq kusheriri im eksperimentoj dicka me mua por per mua ishte hera par nuk e di per ater ne kishim 10 vite diferenc dhe nga aj moment ndoshta edhe me perpara dhe sme kujtohet mendoja me shum per meshkuj dhe kam pasuar dhe eksperianca me meshkuj dhe pse eksitohem shum shpejt por kur vjen puna tek femrat isha ne nje lidhje dhe mund ta puthja dhe gjithcka por nuk mund te eksitohesh dhe me vinte dhe turp edhe inat nga vetja qe nuk mund t isha normal jam shum keq kto koh dhe me perpara vetem ket gja po mendoj a do ket nje zgjidhje te largohem nga kjo gja dhe te kem nj jet normale. ju lutem te me shkraj dikush te me orjentoj cfar te blej me vetem time se edhe po menoj shum gjera te keqija per vetem ju lutem si mendoni a mund te kem ndonje shpresh te kthehem normalitetit dhe un

  1. Streha LGBT - Ndihme psikologjike says:

    Pershendetje Tori dhe faleminderit per besimin qe ke zgjedhur ti ndash me ne keto mendime, ndjesi dhe histori te tuat.Gjithashtu te pergezoj qe ke marre kete hap dhe je drejtuar faqes tone.

    Kuptoj ne fjalet e tua se ndjesite ne lidhje me pelqimin ndaj djemeve nuk jane te rehatshme per ty, te bejne te mendosh shume dhe te jesh duke kerkuar ti ndryshosh ato.
    Nese me lejon do doja qe te ndaleshim se pari tek fjala “normale” te cilen ti e perdor shpesh gjate shkrimit tend. Duket se ti ke nje perceptim rreth normalitetit qe e lidh me heteroseksualitetin dhe ndoshta ke degjuar shpesh ne shoqerine e gjere te njejten gje. Por jam i sigurt se pertej shume njerezve qe thone kete gje, ka po aq shume qe thone dhe besojne se kjo nuk eshte e vertete. Ndjenjat e pelqimit te djemve ndaj djemve jane normale. Cdo njeri eshte unik dhe rrugetimi i tij ne jete eshte i vecante. Me kete dua te them se nuk ka vetem nje normale absolute.

    Eshte nje proces sfidues per te rene ne paqe me ndjesite e tua, por nga ana tjeter mund te jete nje proces aq i rendesishem qe ti respektosh dhe pranosh ato. Ndjesite e tua jane te vlefshme. Eshte e bukur ti lejosh vetes te pranosh ndjenjat dhe pelqimet pa i gjykuar. Vetë-pranimi mund te jete një proces qe shoqerohet me emocione te ndryshme ose pasiguri por ne kete rast eshte e rendesishme te trajtosh veten me durim dhe mirëkuptim gjatë kësaj kohe. Është e natyrshme të kesh përvoja dhe pelqime të ndryshme dhe kjo nuk e përcakton vlerën tënde si person.

    Nese mendon se mund te te ndihmonte, ne Shqiperi ka organizata dhe komunitete te cilat nuk mendojne se vetem heteroseksualiteti eshte normaliteti. Perkundrazi mund te takosh persona qe kane nje histori te ngjashme me ty. Me kete dua te te them se nuk je vetem. Ne te njejtat organizata mund te gjesh profesioniste si psikologe apo punonjes social te cilet mund te te ndihmojne qe te eksplorosh mbi ndjesite, emocionet dhe mendimet e tua.

    Nese deshiron te ndash me mua serish mendime apo ndjesi me shkruaj.

    Gjithe te mirat,
    STREHA LGBT, Tirane

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV