Anna 09.05.2023
Pershendetje vajza ime 8.5 vjec ka rreth 6 muaj qe nuk deshiron te flej me te gjyshrit,tezet, halla ( proces qe me pare e bente me deshir , jo shpesh por sa here qe e therrisnin nuk hezitonte) . Jam shume e shqetesuar sepse as ajo nuk e kupton arsyen sepse nuk mundet,deshiron patjeter njerin nga prinderit,mundesisht veten mamin! Ju lutem nese mund te me ndihmoni,vajza e perjeton dhe e vuan kete fakt, jemi perpjekur te shkoj te gjyshrit por kur vjen momenti per te fjetur vetem qan dhe kerkon prinderit , nuk duam qe ky veprim te behet i sforcuar! Jemi nje familje e lumtur, mundohemi te kalojm sh koh me fmijet tane,nuk ka pasur ndonje episod qe ne te dyshojm dicka qe e frikson apo qe i shkakton kete panik. Vajza eshte karakter sh ekspresiv, e ndjeshme dhe e qeshur, shkolla i shkon shume mire, eshte femije i dashur por kjo gje po e shqetson shume dhe do ju lutesha sh per disa keshilla sesi mund te rregullojm kete sjellje! Faleminderit
Anna
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Ana dhe te falenderoj qe na ke shkruar.
E kuptoj shqetesimin tuaj, i cili me te drejte ju ben te mendoni dhe te vini ne fokus gjendjen e vajzes tuaj duke kerkuar ndihme.
Me sa po me tregoni, vajza juaj ka nje mbarevajtje shume te mire ne drejtime te ndryshme te jetes se saj, duke patur raporte te mira dhe te shendetshme brenda familjes, nje vijueshmeri te mire shoqerore dhe ne shkolle, nje femije qe ka nje funksionim te mire – njekohesisht qe ndjen edhe kete veshtiresi per te levizur naten nga shtepia. Duket sikur e vetmja gje e dukshme qe vajza juaj po perjeton veshtiresi eshte te fjeturit larg shtepise ose me sakte larg prinderve, gje te cilen e bente pa shqetesim me pare.
Ne kete situate, vajza ka rreth 6 muaj qe nuk deshiron te fleje me gjysherit, tezet dhe hallat, gje qe po ndodh ne menyre te vazhdueshme. Ajo nuk shfaq te kuptuar mbi arsyen per kete sjellje dhe edhe pse keni provuar disa here me pas ta coni tek gjysherit si personat me te afert ne raport me te tjeret, refuzon duke kerkuar prezencen e njerit prej prinderve dhe me se shumti tuajen. Ju nuk keni dyshime se ka diçka qe e frikson apo i shkakton panik vajzes tuaj dhe jeni perpjekur ta ndihmoni duke folur me te ne menyre qe ajo te ndjehet me e qete dhe kjo eshte nje gje shume e mire.
Ne aspektin e nje analize psikologjike, sjellja e vajzes mund te lidhet me ndonje frike te fshehur qe nuk e ka shprehur ende, per shkak te mosvetedijesimit per te ose per shkak te pasojave qe mund te gjeneroje kjo frike. Ne moshen e saj, mund te ndodhin disa ndryshime emocionale dhe psikologjike, dhe si rezultat, ajo mund te shfaqet me e ndjeshme dhe me e ekspozuar ndaj stresoreve. Ajo qe une do vleresoja te rendesishme eshte te vazhdoni te jeni prane vajzes tuaj dhe ta perkrahni ne menyre te tille qe te ndjehet e sigurt dhe e dashur, pa futur nota gjykuese, paragjykuese, nxitimi apo zemerimi ne te shprehur. Eshte nje moshe kritike per te vendosur nje komunikim prej te rriturish me femijen tuaj dhe eshte shume e rendesishme ndertimi i nje raporti te sigurt ne menyre qe te gjenerohet nje komunikim me i mire dhe me i ndjere mes jush.
Mund te konsideroni te flasim me gjate bashke dhe te na shkruani per ne vijim , por mund te shihni dhe te zhvilloni nje takim me nje specialist psikolog per te marre nje vleresim me te detajuar dhe holistik te situates. Megjithate, hapi i pare shkon drejt te ndertuarit te nje raporti te shendetshem dhe te sigurt mes jush. Investimi ne kete gje eshte shume i rendesishem per te zbuluar me pas arsyet e ketij reagimi dhe per te gjithe ecurine e saj.
Une te falenderoj shume qe na shkruajte dhe te pres te me tregosh ne vijim.
Uarda