Këshilla/Blog

Alesia 09.05.2023

Pershendetje! Kam nje gjendje shume te pashprese, nuk di ku te drejtohem, nuk di kush mund te me jape zgjidhje. Gjithcka filloi me mbarimin e vitit te pare te universitetit. Gjithe shoqerine qe une kisha e humba dhe nuk e di cila eshte arsyeja. E kam pyetur veten mos jam une shkaktarja dhe kur kam provuar shoqeri te re i kam ndryshuar ato gjera qe mendoja se i kam bere gabim ne shoqerine e vjeter… por del qe shoqerite vazhdojne prishen. Dhe mendoj qe pse duhet te jem une ajo qe te ndryshoj veten per nje shoqeri kur ajo shoqeri sillet vetvetja me mua, ose te pakten nuk ndryshon per mire per mua. Une jetoj me te dashurin e ndoshta kjo me ka privuar per te mos i dhene shoqerise hapsire me shume. Kurre nuk jam ndaluar qe te dal e t’i frenkuentoj shoqet e mija por dalengadale cdo gje eshte ftohur dhe jo nga kjo, jane gjera te tjera qe se di cfare. Dhe nese me duhet te jap nje pergjigje cila eshte arsyeja mendoj qe nuk jam une, thjesht di qe nuk jane njerez te besueshem edhe pse une i kam pare me sy te ngrohte sic kam bere gjith jeten. Qe e vogel e kam dashur shoqerine shume me teper se ato mua, ndoshta ndaj kam perfunduar ne nje situate qe nuk qendroj dot vetem. Kam familjen, kam te dashurin, por me duket sikur nuk me mjaftojne, me duket sikur po ndaloj jetesen e shume te rejave, te bukurave qe mund te me ndodhnin ne kete moshe. Ndoshta lidhja qe kam… nuk e di. Dhe me kete lidhje kam pasur probleme, por kete kohe kam punuar diku dhe e kam hequr mendjen, e nese tani them dua te punoj nuk dua ta bej nuk mendoj se eshte puna ajo e cila me mungon, sepse mendoj qe jam ne nje moshe qe dua te argetohem e te bej gjera te bukura, dhe kohe per te punuar kam plote, familja me ndihmon dhe nuk me mungon gje per sa i perket gjerave materiale, pastaj pjesa tjeter eshte bosh…. Kam probleme me memorien, nuk mbaj mend shume gjera dhe e humb fillin ndonjeher cfare jam duke folur,, ..Kam tentuar te rregulloj marrdheniet me shoqerite e meparshme por me vone jane prishur serish dhe jo nga une. Jane larguar vete. Nuk di me cte bej gjate dites, jam pa shprese si ta nis nje dite. Nuk e mendoj me qe t’u shkruaj e te dal me to sepse e di qe nuk ma kane nevojen, thelle thelle e as une atyre thjesht sdi me cte merrem gjate dites dicka konstruktive.
Edhe pse jam studente nuk me behet te lexoj, te punoj, thjesht me mungon jeta qe kam pasur me shoqeri. Nuk e shijoj shume daljen vetem me te dashurin dhe nuk e di pse, e dua normal, por me mungon dicka. Nuk qendroj dot ne shtepi e vetme per disa ore sepse me duket sikur jam me e vetmuara ne bote. Se di a mund te mar nje pergjigje nga ju por thjesht e shkrova kete…

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje Alesia,
    Të kërkoj ndjesë për përgjigjen e vonë dhe më vjen keq që je duke vuajtur kaq shumë. Duket sikur çështja e vetmisë dhe frika nga braktisja është diçka që nxit emocione jo të këndshme tek ti, duke ndikuar kështu dhe në gjendjen e pashpresshmërisë tënde. Nga ana tjetër, po vë re se je duke kërkuar për fajtor. Ndoshta edhe sot që po të kthej përgjigje, nuk ke arritur të kuptosh arsyen pse ndodhesh në këto situata. Sigurisht ne jemi qenie njerëzore dhe dëshirojmë të rrethohemi nga njerëz që na vlerësojnë dhe na duan. Por, ndonjëherë njerëzit largohen, si pasojë e ndryshimit të nevojave, interesave, mjedisit apo rrethanave të jashtme të pakontrollueshme. Me ndryshimin e mjedisit, moshës, kushteve rreth teje kupton që janë larguar disa njerëz por fiton edhe të rinj. Nuk mendoj se ia vlen të gjesh fajtor, më shumë se sa të fokusohesh tek nevojat e tua. Për çfarë ke nevojë ti? Si mund të plotësosh nevojat e tua? Cfarë është nën kontrollin tënd?

    Në letrën tënde, shpreh dëshirën për të shijuar gjërat , por duket sikur nuk arrin ta bësh këtë. Cfarë të pengon ta bësh? Cfarë do të doje ndryshe ti në jetën tënde dhe cfarë ke mundësi të bësh? Nëse ke dëshirë të dalësh me dikë, kontaktoje, shprehe dëshirën tënde. Nëse ke nevojë të dish arsyen e largimit e një mike, kontaktoje dhe pyete. Ndoshta mund të kuptosh se nuk je ti arsyeja. Është ok edhe nëse dikush të refuzon. Mund të ketë dhjetra arsye dhe jo domosdoshmërisht lidhen me ty. Aktivitetet e reja dhe mjediset sociale do të të ndihmonin të kuptoje se çfarë pëlqen dhe të njihje njerëz të rinj, si psh. frekuentimi i bibliotekës, sporte të ndryshme, palestra, kurse apo trajnime, etj. Ndoshta dhe një punë që nuk të merr shumë kohë nga studimet, mund të të ndihmojë të njohësh persona që ke ngjashmëri dhe të pëlqen të shpenzosh kohë me ta. Gjithashtu, në momente që je vetëm në shtëpi, të sugjeroj që të shkruash mendimet dhe emocionet e tua në një ditar. Përpiqu të rrish me veten dhe të kuptosh burimin e frikës tënde. Të qenurit vetëm dhe ndjesia e vetmisë , ndryshojnë. Mund të jesh e rrethuar me shumë miq dhe prapë ndihesh vetëm. Të sugjeroj të kërkosh ndihmën e një psikologu klinik/ psikoterapist, nëse kupton që kjo gjendje po zgjat.

    Unë, shpresoj që përgjigjia ime të të ketë ndihmuar dhe të uroj më të mirat. Ndihu e lirë të më rishkruash në vijimësi.
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV