Këshilla/Blog

M.t 09.05.2023

Jam perdurus kokaine qa këshillash me jepni per tu larguar dhe qa kure ilaqesh me duhet te mar

  1. Aksion Plus says:

    Përshëndetje,
    Së pari ju falenderojmë që e ndatë me ne shqetësimin që ju keni. Përsa i përket përdorimit të kokainës, apo të cfarëdolloj substance është shumë e rëndësishmë të kuptojmë kohën e përdorimit, mënyrën e përdorimit, sasinë e përdorimit dhe faktorët që cojnë në përdorim në mënyrë që të ndiqesh më tej. Në këto momente, në do sugjeronim një konsultë me mjek specialist Toksikolog , përsa i përket trajtimit me medikamente dhe më pas të ndiqesh nga një ekspert i fushës, psikolog në lidhje me varësinë.

    Ju faleminderit,

    Aksion Plus

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.