Këshilla/Blog

Elda 25.07.2023

Pershendetje, kam 4 muaj qe luftoj me OCD. Dhe me ka filluar per shkak se para 4 muajsh provova kanabis per here te pare dhe me dha shume efekt te keq, paranoja dhe nuk kontrolloja dot mendimet. Qe prej asaj kohe luftoj me ankthin dhe depresionin, si dhe OCD. Ndonjehere jane shume te forta ndjesite sa kam frike mos i jap fund jetes. Me ka rekomanduar psikiatria esram 5mg dhe kam 1 muaj qe e pi por nuk shoh ndonje ndryshim. Me rekomandoi dhe sedoxil per naten per 1 muaj sa te stabilizohem sepse kisha probleme me gjumin por e piva 3 dite dhe e lashe. Tani kam ende probleme me gjumin, fle vetem 3-4 ore ne dite por jam shume e ngarkuar emocionalisht se duroj dot kete gjendje.

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje Elda,
    Faleminderit që na ke shkruar dhe ke ndarë me ne një shqetësim që duket qe ka një ndikim thelbësor në jetën tënde.
    Nga letra jote kuptohet se ti je vlerësuar dhe diagnostikuar me OCD që njihet si një nga crregullimet e spektrit të ankthit. Informacioni nuk është komplet i plotë për të kuptuar se cilat janë mendimet ose sjelljet e tua dhe cfarë i bën ato kaq të fuqishme për të të shqetësuar deri në paranojë dhe për të menduar që e vetmja fomë është ta pushosh këto ndjesi deri në pikën që ti japësh fund jetës. Por ti tashmë je në trajtim medikamentoz dhe besoj se ke folur mirë dhe qartë me psikiatren lidhur me ecurinë e medikamenteve, pasojave dhe efekteve që ka.

    Unë mendoj që është mirë që ti të fillosh ndoshta terapi psikologjike për këtë shqetësim në mënyrë që të kuptohet pak më shumë, të eksplorohet, ti të kuptosh se si mund ta menaxhosh shqetësimin tend nëpërmjet bisedes terapeutike dhe teknikave
    Gjithsesi mund të të ftoj të vish në chat fillimisht
    Shpresoj se përgjigja ime të ndihmon.
    Me respekt,
    Alma

  2. Elda says:

    Pershendetje Alma, faleminderit per pergjigjen. Mendimet e mia jane me teper se mos humb kontrollin, flas percart apo bej ndonje veprim te papershtatshem. Ndersa sjellja thjesht dukem si e mpire dhe ndonjehere perhumbem ne mendimet e mia. Jane te fuqishme per shkak se nuk pushojne gjate dites dhe nates, duke e bere te veshtire te punoj. Arsyeja pse jane kaq te padurueshme eshte sepse para 4 muajsh lkam qene shume normal dhe befas papritur erdha ne kete gjendje super te ngarkuar gjate gjithe dites. Cdo simptome ankthi eshte shume e forte per mua.

    1. admin says:

      Pershendetje Elda,

      Te ftojme te futesh ne chat te marten ne mbremje dhe te vazhdosh bidesen me Almen- pasi zakonisht ka radhe per te folur me psikologen, te lutem te perzgjedhesh pseudonimin OCD.

      Video udhezuese per te nisur nje chat ne nukjevetem.al
      https://youtu.be/ZjcLbXs-QxM

      Oraret se kur ka psikolog online i postojme rregullisht tek Instagrami dhe Facebook – @nukjevetem.al

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.