diell 06.07.2023
si te bej te jem e sukseshme te arrij aty ku dua une dhe te jem e lumtur
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje dhe ju falenderoj që na keni shkruar.
Lumturia, suksesi, dështimi dhe çdo gjendje tjetër në jetë është një veprim faktik, por më së shumti i ngjan trajtës së mënyrës sesi ne perceptojmë. Ajo që për dikë është lumturi, për një tjetër mund te jetë ngarkesë. Ajo që për dikë është dështim, për dikë tjetër është mësim. Apo ajo që për dikë është ‘fat i keq’, për dikë tjetër është një sfidë që aktivizon teknika për të vepruar.
Ndaj, më duhet të të pyes për më shumë. Çfarë ndjeni konkretisht që shprehni këtë gjendje për veten tuaj? Si është jeta juaj në këtë moment? Jeta familjare? Personale? Profesionale? Sociale? Mbi çfarë kriteresh e kategorizoni veten tuaj të palumtur dhe të pasuksesshme?
Do doja të më tregonit më shumë.
Ndërkohë që pres të më shkruani, po ndaj disa strategji që mund të ndihmojnë këdo për të arritur disi një stabilitet emocional dhe një stabilitet suksesi.
Është mirë të vendosni objektiva të qarta. Përcakto cilat janë qëllimet e tua të mëdha dhe të vogla. Sigurohu që ato të jenë të realizueshme dhe specifike. Kjo do të ndihmojë në fokusimin e energjisë dhe përqendrimit drejt arritjes së tyre.
Harto një plan veprimi. Pasi ke përcaktuar qëllimet, krijo një plan për t’i arritur ato. Identifiko hapat konkrete që duhet të ndjekësh dhe vendos një afat kohor për secilin hap. Kjo do të ndihmojë në organizimin dhe strukturimin e punës.
Beso në vete. Të kesh besim në aftësitë dhe potencialin tënd është shumë e rëndësishme. Mendimi pozitiv për veten dhe aftësia për të përballuar sfidat do të ndihmojë të qëndrosh e motivuar dhe të ndjesh veten të dobishme e të suksesshme.
Analizo dështimet dhe mendimet dekurajuese. Dështimet janë pjesë e jetës dhe nuk duhet të na trembin. Përparimi është i ngjashëm me një rrugë me shkallë, ku çdo hap, pavarësisht se sa i vogël mund të duket, është progres. Mëso nga dështimet, identifiko çfarë mund të bësh ndryshe dhe vazhdo përpara.
Dështimi dhe suksesi mund të shoqërohen me sfida dhe presione. Një aftësi e rëndësishme është menaxhimi i stresit dhe i ndjenjave të ngarkesës që mund të paraqiten në rrugën tënde drejt suksesit. Kultivo teknika relaksimi si meditimi, sporti, ose aktivitete kreative që të ndihmojnë të ulësh nivelet e stresit.
Mendimi pozitiv dhe optimizmi kanë një ndikim të madh në rrugën drejt suksesit. Përqendrohu në aspektet pozitive të situatave dhe mundohu të vlerësosh përpjekjet dhe arritjet e tua. Kjo mund të krijojë një atmosferë më pozitive dhe tërheqëse për të arritur suksesin.
Mbështetja sociale dhe komunikimi me njerëzit e tjerë mund të jetë shumë e rëndësishme gjithashtu. Identifikoni dhe qëndroni afër me njerëz që ju inkurajojnë të ecni përpara. Mjediset pozitive dhe motivuese mund të ndihmojnë në rritjen e besimit në vete dhe në forcimin e synimeve të tua.
Më e rëndësishmja është të punuarit me veten, të identifikuarit të nevojave dhe dëshirave të tua. Më pas, këto shndërrohen në ëndrra që mund të ofrojnë një jetë më aktive dhe shpresëplotë për të ardhmen.
Të falenderoj dhe pres të dëgjoj shpejt nga ty.
Uarda