Përshëndetje dhe ju falenderoj që jeni drejtuar tek ne për të kërkuar ndihmë.
Unë uroj që ju të jeni mirë dhe të keni një problem të cilin do mund ta kaloni lehtë dhe shpejt. Padyshim që trupi dhe mendja janë në një lidhje dhe vazhdimësi të ngushtë me njëra-tjetrën dhe reagimi ndaj situatave të ndryshme ndikohet nga të dyja, por për të kuptuar ndikimin e njërës apo tjetrës na duhet të vëzhgojmë veten dhe të kryejmë konsultat e duhura.
Ajo që unë si fillim do këshilloja do ishte të informoheni dhe lexoni më shumë rreth ilaçeve që po merrni ose që ju janë propozuar. Mundohuni të kuptoni efektet e mundshme dhe si mund të ndikojnë ato tek një njeri. Konsultat me mjekun rreth shqetësimeve që keni lidhur me ilaçet dhe ndikimin e tyre në funksionimin tuaj do të ishte një hap i domosdoshëm, pasi ata mund të ofrojnë informacion shtesë ose të ndryshojnë trajtimin në mënyrë që të përputhet më mirë me nevojat tuaja.
Vlerësoni përfitimet dhe rreziqet e mundshme të ilaçeve mbi shëndetin tuaj pas përfundimit të marrjes së tyre në mënyrë që të merrni një informacion objektiv mbi efektet e tyre dhe të krijoni një ide më të qartë.
Gjithashtu, mund të përpiqeni të zhvilloni strategji mbështetje për veten tuaj. Zhvilloni praktika të rehatshme, aktivitete që ju bëjnë mirë dhe rrisin mirëqënien emocionale.
Kujdesja për shëndetin është një sfidë unike për secilin individ dhe kërkon kohën dhe mbështetjen e duhur për ta pranuar dhe përqafuar si proces.
Unë të falenderoj dhe pres të dëgjohemi sërish.
Uarda
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.