Arti 20.07.2023
Përshëndetje. Jam një djal 25 vjeqar. Kam qenë gjithmonë djal i sjellshëm dhe që e kam dasht shkollën. Pas përfundimit të gjimnazit para disa viteve nuk ja arrita të pranohem dot në Fakultetin e Edukimit, se di pse isha nxënës i shkëlqyeshëm por ja që fati smë buzëqeshi, edhe pse ishte ëndërra ime të bëhesha mësues. Pastaj vendosa me rekomandimin e tjerëve të studioj shkencat e Ushqimit. Një drejtim që flitej se do kishte perspektivë të madhe. Përfundova me afat rekord Bachelorin me sukses të mirë. Pas Bachelorit shikova disa punë në profesion por nuk më përshtateshin sepse ishin larg peofesionit tim në fabrika ushqimi. Vendosa ta përfundoj Masterin, e përfundova me super sukses dhe me notë mesatare shumë të lartë. Qe 1 vit e gjysmë pas përfundimit të Masterit ende nuk gjej punë të mirë. Çdo fabrikë që më merr më angazhon në punë që nuk më përshtaten, ngarkim, shkarkim, pastrim e në furra me temperatura ekstreme të larta. Faktikisht une smundem ti kryej punët fizike dhe me temperatura të larta sepse kam problem adaptimin dhe kam probleme me shëndet dhe më kaplon stres i madh.
Problemin kryesor e kam me prindërit dhe motrën time që assesi nuk më kuptojnë, më quajnë të pa aftë dhe njeri që gjej vetëm defekte tek puna, dhe që jam njeri që se dua punën. Unë them që nuk është e vërtetë sepse kur përfundova Masterin mësova deri diku gjuhën gjermane dhe u punësova në një Call Center ku bëja punën shumë mirë dhe me sukses për 1 vit. Por, prindërit se pëlqenin punën time aty, sepse më thonin që po merr para pak, edhe pse më përshtatej puna.
Më gjeti babi pastaj një punë në një fabrikë tjetër ushqimi, e njëjta ngjarje, më morrën për ekspert ushqimi në laborator, që në fakt une e dua laboratorin shumë, por pastaj më angazhojnë në pastrim, ngarkim, bartjen e melmesave, menaxhimin e furrave me temperatura ekstreme të larta, gjë që mua nuk më përshtatet sepse nuk mund të bart gjëra të rënda, e nuk mund t’i kryej punët tek furra me nxehtësi sepse jam edhe prej hemorroideve si dhe më zihet edhe fryma. Prindërit më thon që po mbylli dyer vetes dhe duhet ta mbaj pa kusht punën se jam njeri pa interes për punë e gjera të tilla, une jam në stres nuk duroj dot furrat as melmesat as ngarkimet shkarkimet e obligimet që smund ti kryej.
Mendoj shumë zgjidhje natën jam pa gjumë, kam kokëdhimbje, stres kronik, dhimbje gjoksi, dhimbje zemre, dhe e vetmja gjë që më sillet në kokë është vetvrasja. Dua ta përfundoj jetën time. Sepse më duket vetja që Zoti më ka kriju gabim që nuk i bëj të lumtur prindërit me këtë natyren time që kam.
Ju lutem më këshilloni çka të bëj, a është zgjidhje e mirë Vetvrasja sepse realisht e dua shumë një gjë të tillë edhe pse më dhimbsen prindërit sepse jam djali i vetëm i familjes.
Kam qenë edhe në lidhje dhe më ka braktis e dashura kot pa arsye. Jam në stres kronik. Ju lutem çka të bëj. A mund ta vras veten ju lutem, se dua fare më këtë jetë.
Pres përgjigje…
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Arti! Nuk jam nje nga ekspertet e faqes por dikush qe do te donte te te ndihmonte sadopak. E lexova te gjithe historine tende dhe mendoj se je ne nje gjendje shume te keqe emocionale. Prinderit deshirojne shume gjera dhe presin shume gjera prej femijeve. Nuk eshte e vertete qe ti nuk deshiron te punosh ose je i pa afte ata nuk duhen ta thone kete. Ti je dhe ke qene nje nxenes shume i mire kjo eshte nje nga aftesite e tua nuk eshte e lehte dhe Jo te gjithe mund te jene te tille, ti ke arritur te mesosh gjuhen gjermane a nuk eshte kjo nje aftesi e mire jo cdokush mundet te mesoj nje gjuhe te huaj shpejte, ti ke punuar ne call center dhe ke bere nje pune mjaftueshem te mire dhe qe te pelqente. Te vura ne pah te gjitha aftesite qe ti ke qe te kuptosh se nuk je i pa afte sic prinderit dhe motra te quajne. Ti je i after Arti dhe mos i lejo te tjeret te te thone se nuk je. Vleresoje veten dhe tregohu prinderve se çfare ndjen. Te kesh mendime vetevrasese eshte nje shenje se shendeti yt mendor eshte ne nje gjendje te keqe. Konsultohu menjehere me nje psikolog ose psikiatret ne vendin ku jeton ose fol me dike qe i beson shok/shoqe. Vetvrasja nuk eshte zgjidhja ne kete rast Arti. Mos tento vetvrasje por qendro dhe behu me i forte. E kuptoj qe je ne nje gjendje te tende emocionale dhe vetvrasja te duket zgjidhja e vetme por jo nuk eshte. Perpiqu qe te besh gjera te mira si per shendetin tend mendor dhe ate fizik gjera qe te bejne ty te ndihesh i lumtur. Nuk mund ta vrasesh veten Arti!!! Mos tento vetvrasje!!!! Te uroj gjithe te mirat dhe shpresoj qe problemet qe ke te zgjidhen sa me shpejte!! Uroj te te kem ndihmuar sadopak.
Përshëndetje Arti,
Faleminderit që na ke shkruar dhe ke drejtuar te ne atë që të mundon më së shumti në këtë moment të jetës tënde.
E kam lexuar me vëmendje letrën tënde dhe me sa kuptoj nga ato që ti përshkruan për veten dhe situatën tënde, duket se je drejtuar në jetën tënde nga një nxitje për të arritur gjëra.
Ndoshta kjo vjen edhe prej kërkesës e mënyrës se si je rritur apo edhe kërkesave të familjes tënde për të arritur më të mirë ose për performancë. Më duket kështu pasi je përpjekur edhe maksimalisht të realizosh me rezultate të larta edhe drejtimin e shkollës që vazhdove të ndiqje. Ndërkohë që je përballur me një treg pune në të cilin është e vështirë të pozicionohesh ose të gjesh veten me gjithë nxitjen dhe qëllimin që ke patur dhe për më tepër që ka një lloj tendence që punonjësit të mund të ngarkohen edhe me detyra jashtë profilit të tyre, vecanërisht kur mund të jenë punonjës të rinj (dhe kur them këtë nuk dua të nënkuptoj tolerancë ndaj asnjë lloj forme shkelje, apo dalje nga kornizat e kontratës së punës apo cfarë është e arsyeshme të bëhet), por po e ilustroj si një tendencë që ndodh.
Më vjen se ka një presion të brendshëm te ty për të realizuar dicka për veten, nga ana tjetër është përballja me realitetin, përballja me gjërat që s’të pëlqejnë apo s’do ti marrësh më, por është edhe familja jote përballë e cila duket se vjen me një perqasje për të të ambjetuar me situatat që po përballesh dhe kjo e përthyer nga fakti I aftësive të tua, domethenë që fakti pse s’po ambjentohesh lidhet me pamundësinë ose paaftësinë tënde.
Madje sic ti thua në letër, ka shumë kritikë të drejtuar drejt teje. Shumë pyetje besoj janë ngritur në mendjen tënde dhe besoj se ka një të mbimenduar tani në një rreth vicioz, shtuar këtu edhe një ngjarjet e tjera që përmend lidhur me ndarjen nga e dashura etj.
Domethënë presioni që ti ndjen ka marr formën e dyshimit ndaj vetes mbi të gjitha. Duket sikur cdo gjë që ndodh me ty në fushen e arritjes ose të mos arritjes merr një kuptim të vecantë për identitetin tënd, a thua se kjo është mënyra e vetme për të konfirmuar veten dhe gjithë cka je, ose mund të jesh.
Gjithashtu duket se ka një motiv që drejtohet nga pranimi që familja jote ka ndaj teje dhe gjërave që ti bën në jetën tënde dhe kjo shton akoma më shumë konfliktin te ty sepse kjo lexohet si një formë mosvlerësimi, moskuptimi dhe si rrjedhojë mund të dhemb në kuptimin që s’po merr atë që do ose afeksionin që do nga familja jote. Dhe kjo përmblidhet e gjitha në atë që ti thua që prindërit nuk pranojnë natyrën time, pavarësisht cfarë unë bëj dhe unë dua ta pushoj këtë dhimbje brenda meje, duke fjalëzuar edhe vetvrasjen. Kaq e madhe është klithma brenda teje për tu kuptuar dhe për tu pranuar.
Por ndoshta në gjithë këtë dërrmim shpirtëror, mos ndoshta është mirë të përqëndrohsh në ato gjëra që do të bësh ose jo për veten tënde the të marrësh përsipër rrjedhojat ose pasojat e veprimeve të tua? Mos ndoshta kjo do të ndihmonte të bëheshe më i përgjegjshëm për atë që bën dhe busulla për tu orientuar apo për të marr përgjegjësitë është më e brendshme, se sa e jashtme (edhe me të jashtme këtu nëkuptoj prindëërit). Mendon se kjo do të ndihmonte? Ndoshta kjo do te conte drejt zgjidhjeve dhe vendimeve që do ti zgjidhje ti.
A je në një garë të bësh të lumtur prindërit? Ky do jetë qëllimi i jetës tënde? Me cfarë kosto vjen? Mos ka nevojë të flasësh me prindërit në mënyrë që të kuptoheni më drejt për cfare pritet dhe si ndikon te ty?
Ky moment në jetën tënde, vjen për të reflektuar për shumë gjëra dhe duket më shumë si dicka që ka të bëjë me rritjen tënde të brendshme.
Lodhja dhe dërrmimi që I bën vetes edhe në formë automatike dhe me të mbimenduar ndikon në atë që ti mendon, është sikur dicka brenda teje do të ndalojë dicka që nuk është mirë. Përpara se të mendohen ekstreme, mirë është të mendohet se cili është mesazhi I asaj që po ndodh me ty.
Shpresoj se përgjigja ime ndihmon dhe mund të mbetemi në kontakt,
Alma