Këshilla/Blog

Indrit 20.11.2023

Pershendetje

Po humbas ndonje gje nqs nuk perfshihem ne hookup culture ?

Me thone qe nuk kthehen me keto vite.
Edhe mua tundimi nuk eshte se me mungon. Por jam i mendimit qe nuk eshte ndonje gje qe duhet ti shkoj nga pas. Duhet te fokusohem te zhvilimi im personal. Nderkohe do njihem me dike nje dite dhe do te krijoj nje familje gje qe e dua shume.

Nxjerrin dhe kete teorine me bo qejf deri kur tmartohesh se pastaj s`ka me sepse shkaterron familjen.
Po mund te ndalosh pastaj ? Te shkosh me shume femra gjate rinise e me pas te qendrosh vetem me nje gjithe jeten.

Une jam shume i vendosur e i lumtur per vendimet e mia. Nuk ndikohem aspak nga ata qe me rrethojne. Por duke qene se nuk po ndesh asnje njeri qe ka keto parime si une, filloj e pyes veten ore mos jam une gabim, sa eshte probabiliteti qe te gjithe te jene gabim e une sakte, mos po humbas gje, mos po tregohem shume i fiksuar, mos po i kushtoj me shume rendesi se cduhet, mos duhet ta konsideroj si dicka normale dhe te shkoj si gjithe te tjeret.

Ose pse mos ta provoj dhe pastaj te vendos eshte mire apo keq. Pastaj i kujtoj vetes qe jeta eshte shume e shkurter per te mesuar nga gabimet e mia. Pse te mos mesoj dhe nga gabimet e te tjereve. Pse ta nis drogen psh kur ska mpa njeri qe te kete fituar nga kjo gje.

Pastaj them ajo qe eshte gabim eshte gabim edhe nqs e bejn te gjithe.
Shoh video ne youtube ku behen diskutime rreth kesaj teme, degjoj njerez qe kane keto bindje si une edhe qetesohem dhe them qe po jam shume mire.

Pas nja 2 3 javesh fillon prap e njejta dileme. hahahah

Do ta doja shume nje opinion te sinqerte nga dikush qe e ka kaluar kete gje por edhe nga te tjere

Faleminderit

  1. Anonymous says:

    Pershendetje Indrit! Une nuk jam nje nga specialistet e faqes, por thjesht dikush qe eshte dakord me mendimet e tua. Sic edhe lexova une mendoj se ke shume te drejte dhe mendoj se zhvillimi personal eshte me i rendesishem se sa te perpiqesh te jesh si te tjeret. Pjesa me e madhe e njerezve as qe nuk mendon, po thjesht veprojne sipas deshires se tyre atyre nuk u intereson zhvillimi personal dhe jam shume i sigurt qe disa prej tyre as nuk duan t’ia dine per nje gje te tille. Ti nuk je i fiksuar me veten ,por thjesht e di cfare eshte e drejte dhe cfare nuk eshte e drejte per ty dhe mendoj se nuk ke pse te zgjedhesh te behesh si te tjeret vetem sepse ata deshirojne. Gjithmone zgjidh veten dhe jo cfare te tjeret te sugjerojne, ne kurre nuk e dime nese ajo cfare njerezit na sugjerojne eshte gjeja e duhur per t’u bere per ne, por mund te zgjedhim dhe t’i besojme vetes tone. Sic edhe e ke thene me larte ne mund te mesojme nga gabimet e te tjerevedhe duke pare shoqerine ne te cilen jetojme arrijme te kuptojme me mire se cila eshte gjeja e duhur per t’u bere, Uroj te te kem ndihmuar sadopak me mendimin tim dhe te te kem bindur se nuk je aspak gabim. Te uroj gjithe te mirat!

  2. Indriti says:

    Faleminderit per komentin Anonymous 🙂
    E vleresoj opinionin tend

  3. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëëndetje Indrit!

    E marr me mend se përjetimi emocional nuk është i lehtë, kur ke një dilemë që kthehet kaq shpesh tek ti dhe kur mendimet apo parimet e tua nuk përputhen me atë të njerëzve rreth teje.
    Njerëzit ndryshojnë në personalitet ashtu si dhe në nevoja. Veprimet kanë në thelb një ose më shumë se një nevojë të caktuar. Nuk di të them se çfarë nevoje plotëson kjo eksperienc tek të tjerët (nuk kemi për qëllim këtu të kuptojmë të tjerët) por do të të ftoja të gjeje pak kohë dhe të kuptoje dilemën tënde. Për cfarë ke nevojë ti dhe si mendon se kjo eksperiencë do të ndihmonte në plotësimin e nevojave të tua? Nëse do të duhej të peshoje përfitimet e tua nga përfshirja dhe mospërfshirja në ‘hookup culture’, nga cila anë do të anonte më shumë peshorja? Si do të ndiheshe nëse përfshihesh në ‘hookup culture’? Gjithashtu, mund të elaborosh pak dhe për qëndrimin tënd ndaj besimeve të tua dhe atyre të tjerëve. Në pyetjen tënde ti shkruan “mos jam unë gabim?”. Duket sikur ekziston një prirje për të besuar më shumë bindjet dhe veprimet e të tjerëve, duke vënë në dyshim parimet dhe besimet e tua. Vlen të elaborohet edhe fakti se pse i jep kaq rëndësi kësaj cështje? Si mendon ti se do të ndikonte apo cfarë ndryshimesh do të sillte në jetën tënde një eksperiencë e tillë?

    Indrit, uroj që pyetjet më lartë të të ndihmojnë të kuptosh më shumë nevojat e tua dhe në qartësimin e kësaj dileme. Ndihu i lirë të më shkruash për sa është shkruar më lartë apo cdo indicie që ty të vjen rreth kësaj cështje apo shqetësimi tënd. Nëse vë re se ke nevojë të flasësh me një psikolog klinik apo psikoterapist, mund t’i drejtohesh edhe chatit të faqes nukjevetëm.al.

    Kujdesu për veten!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

  4. Anonymous says:

    Pershendetje Bylyre
    Faleminderit per komentin tend
    “Duket sikur ekziston një prirje për të besuar më shumë bindjet dhe veprimet e të tjerëve, duke vënë në dyshim parimet dhe besimet e tua.”
    Ky hezitim fillon nje cik kur te tjeret jane te shumte ne numer dhe ti ngel vetem me mendimet e tua. Po te jap nje shembull tjeter. Une jam 1.69 m dhe 62 Kg. Indeksi i mases trupore 21.71 qe konsiderohet peshe me se normale (18.5 – 24.9). Te gjithe me thone qe jam i cik i dobet dhe duhet te ve pak peshe. Tani edhe pse je perballe nje fakti konkret te pandryshueshem, heziton pak. Ore mos jam me vertete i dobet, lere pastaj kur behet fjale per opinione/bindje/parime qe jane me teper subjektive.
    Gjithsesi une jam shume i qarte e i qete me veten time.
    Opinionet me lart perforcuan bindjen time.
    Faleminderit shume

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV