Arga 14.12.2023
Une qe po shkruaj jam pjese e nje familje disfunksionale momentalisht dhe kjo si pasoje e babait tim i cili vuan nga skizofrenia morbus bleurer nese nuk gabohem. Si kryefamiljar dhe burimi i vetem i te ardhurave ne familje, ai ne nje fare menyre e mban peng familjen tone dhe nuk bejme dot asgje ma dijenine e ti. Cdo gje nen kontrollin e tij dhe cdo gje te behet sic do ai. Kam edhe nje vella me te vogel minoren i cili eshte arsyeja e vetme pse nuk shkeputemi dot perfundimisht nga kjo situate pasi ai eshte minoren dhe nuk ben dot asgje pa miratimin e babait. Babai nuk pranon te beje nje vizite tek nje mjek psikiater apo te marre mjekim. Ne kete lloj rasti nuk di si veprohet dhe dua keshillen tuaj se cfare te bej. Faleminderit.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje e dashur dhe faleminderit qe na keni shkruar. Se pari eshte e rendesishme qe kerkimi i ndihmes te vij nga babai juaj. Pra ju nevojitet qe te flisni me babait tuaj dhe ta beni te reflektoj mbi nje vizite te mundshme tek mjeku specialist. Duke i qendruar afer dhe duke komunikuar me te mund te arrini ne nje zgjidhje te dobishme per familjen tuaj.
Gjithe te mirat,
Stafi i nukjevetem