Këshilla/Blog

G 18.12.2023

Ka shume kohe qe e mendoj jeten ne nje menyre qe jam e detyruar ta jetoj dhe nuk mund te shijoj asgje prej saj. Nuk e di se cfare te bej me jeten time ti jap kuptim dhe jam shume e lodhur nga veshtirsit dhe cdo gje qe kalojme cdo dite per dicka qe as nuk e dua.

  1. Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Ju ftojme te ndani dicka me teper rreth shqetesimit tuaj ne menyre qe te merrni nje pergjigje me ndihmuese nga ekspertet tane. Prej sa kohesh ndoheni ne kete situate? Cfare mendoni se e shkakton ndjesine qe jeni duke e jetuar jeten jo ashtu sic duhet? Si eshte nje dite normale e juaja?
    Ndihuni e lire te na shkruani serish.

    Gjithe te mirat,
    Stafi i nukjevetem

  2. Lena says:

    Pershendetje!
    I lexova mesazhet e juaja dhe ju falemnderoje per kohen qe e ndani me ne .
    Une jam e martuar qe 10 vite , jam nene e 2 femijeve .Deri nje vit me pare kam pasur jete normale ,po viti i fundit me ka fundosur ,nuk kame force me te vazhdoje me tej … Problemi eshte mosbesimi , bashkshorti me akuzon per tradheti me komshi ! Se si ka ardhur deri ne kete perfundim nuk gjej shkak as arsye qe ta arsyetoj vuajtjen qe me shkakton , perderisa une nuk kam tbeje me ate njeri gjysh asgje . Punoj orar te plot kujdesem per familje si qdo nene shqiptare qe qdo detyre shtepie e mbarte mbi supe . Te them te drejten une nuk kam kohe te kujdesem per veten time e kam harruar duke ju perkushtuar familjes , nuk dal me shoqe kur do qe kam dal kam dal me femije dhe me te afermit e bashkshortit . Tradhetia qe aji e dyshon eshte e pakonceptueshme , dyshon qe e tradhetoj mbrenda ne shtepine time para femijeve . Me monitoron me kamera dhe video inqizime te tjera gje e cila me shkakton probleme psiqike . Problemi nuk eshte kamera siç i duket atij qe une friksohem se po mos tkisha diqka nuk do tme pengonte , shqetsimi im eshte se nga zerat qe i degjon vetem aji dhe spekullon sikur un flas kinse me personin tjeter dhe shume gjera tjera qe ka sajuar dhe sipas mendjes se tij ato dyshime jan te verteta qe diqka ka ndodh ,por ne realitet une jetoj nje jete normale me dy fmi qe asgje per qka me akuzon nuk egziston . Une mendoj qe vuan nga gjelozia patologjike sipas hulumtimeve qe kam bere kur fillova ta perjetoj kete stres nga ana e tij me beri kureshtar te lexoj se nga vjen qe nje njeri normal ne situate krejt normale jeton ne nje bote jo reale diqka jo egzistence . Ju kam lutur te shkojme ne terapi te psikologu , nuk pranon , pastaj i thash qe ta lajmrojme rastin ne polici nese ki fakte qe une kam bere diqka te tille , jam e gatshme per pasojat sepse une tani per tani dua vetem ta zbardhe kete situate as ketu nuk pranon …. te them te drejten jam ne hall te madh se ne mes kem dy femije . Por perfundimisht per veten time dhe zbardhjen e kesaj situate ka mbete vetem policia edhe pse eshte e rende shume .
    Ju kisha lutur te me sugjeroni qfare te beje dhe si te veproj ?
    Pershendetje Lena

    1. Nuk Je Vetem says:

      Pershendetje dhe faleminderit qe na keni shkruar. Ju ftojme ta ndani shqetesimin tuaj si nje pyetje te re dhe jo si koment pasi vetem ashtu mund te merrini nje pergjigje nga nje prej eksperteve.

      Gjithe te mirat,
      Stafi i nukjevetem

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV