Gimi 18.01.2024
Pershendetje Stafi Nuk Je Vetem Shpresoj qe ky mesazh do tju gjej mirë te gjithe.
Un para 6 vite kam pasur Ankth dhe normalisht qe me ka len si me nje frik se spo mundem te marr frym aq sa duhet mendime negative qe prap ka mem ndodh qajo bllokada ne gjoks etj etj
Kam kryer 13 seanca tek Psikologu dhe pas ktyne seancave te kryera un jam shumë Shumë me mir se sa kam qen,por tash afer 6 muajve kam fillu te luaj Bastore dhe po me shqeteson fakti qe spo mundem te dal me nga kjo loje sepse qdo dit luaj Online nga Telefoni dhe po e vrej qe kur po humbi nervozohem dhe them qe me sdo luaj kurr ket loje sepse po i shkaktoj vetes shum probleme dhe zakonisht me del gjumi gjat nates dhe e shoh qe Zemra eshte teper me rrahje te medha ndoshta nga Bastorja e kam sepse lur luaj fokusohem ne telefon dhe shikoj direkt at loje qe po e fus deri te jep ndonje goll,prej qe kam hyr ne ket loje kam shum me pak mendime negative qe kam pasur sepse po habitem nga shikimi i lojrave qe po i fus aty por jam shume me i larget me familjar me shoqni me te gjith jam ne distanc shpesh Gruaja me thot hajde dalim veq ne spo dalim me vajzen qe e kem i tham jam i lodhur sepse gjat dites punoj deri ne ores 17:00 kur te vi edhe per tu pastru pritoj qaq qe kam deshir te hy direkt tek lojet nuk jam asi lojtari qe humbas shum sepse edhe skemi te ardhura per te humbur aq shume por me shqeteson fakti qe smundem tja dal te heki dor nga kjo Bastore nese keni mundesi ndonje keshill dhe si te veproj sepse teper osht ka um mundon sepse nuk po mundem te merrem me asgje tjeter sepse mend i kam vetem tek Bastorja ju faleminderit pres pergjigjje nga kush do qe ka pasur problemin e ngjajshem
Faleminderit Paraprakisht.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshendetje Gimi! Të falenderojmë që i je drejtuar faqes sonë duke na ndarë rreth problemeve
që ke pasur si me ankthin dhe më së fundi me fokusimin e tepruar në faqet e basteve duke e
dalluar, që ke krijuar një varësi nga kjo.
Besoj se pikërisht duke e pranuar këtë fakt ke bërë një hap të madh drejt shërimit nga kjo, sepse
shumica e atyre që fillojnë të krijojnë varësi nga dicka, kanë vështirësi për ta pranuar.
Në kuptimin e gjerë popullor dihen edhe problemet që vijnë nga kjo, që fillojnë me humbjen e
kontrollit dhe mos rezistencën për t’u përfshirë vazhdimisht në këto aktivitete, humbja e
interesave në pjesë të tjera të rëndësishme si familja, puna apo hobi si edhe dëmtimi apo rrënimi
ekonomik, prandaj edhe konsiderohet ves.
Ajo që ndoshta nuk njihet nga masa e gjerë është fakti që edhe varësia është një shenjë e një
problemi/shqetësimi që ka lidhje me shëndetin mendor /gjendjen shpirtërore.
Më vjen mirë që i ke dhënë kujdesin e duhur problemeve me ankthin duke marr këshillim e duke
ndjekur terapinë me psikologun dhe arritur rezultate pozitive në uljen dhe menaxhimin e ankthit.
Nga ana tjetër duke u bazuar edhe tek ajo që thua, se qëkur luan bastore ke më pak mendime
negative, e shoh se në një mënyrë disi të paqëllimshme, drejtimi tek bastorja deri në krijimin e
varësisë, është një mënyrë “lehtësimi” nga mendimet negative apo ankthi. Krijimi i një varësie
duke e vënë fokusin së jashtmi deri diku fashit problemet apo ndjenjat e mendimet negative, që
ndjejmë së brendshmi. Megjithatë sic e ke kuptuar, kjo është një mënyrë e pashëndetshme për të
zgjidhur problemet.
Besoj se do të ishte shumë me vlerë që të vazhdoje terapinë me psikologun, duke bërë edhe më
tepër progres jo vetëm për të menaxhuar ankthin, por për të kuptuar më në thellësi se: çfarë është
ajo që të bezdis? Çfarë ka ndodhur apo ndoshta që dëshiron që të ndodhë në jetën tënde e cila
shprehet si nxitje në formën e ankthit? A ndihesh në presion në lidhje me diçka?
Gjendja ankthioze përveç pjesës negative është edhe si një këmbanë, që në mënyrë të
pakëndshme, na tregon për ndjenjat e brendshme, që lidhen me frikën apo pritshmërinë,
pamjaftueshmërinë për diçka.
Duke arritur të kuptosh dhe të trajtosh së bashku me psikologun këto procese, do arrish që të
ndërpresësh edhe varësinë nga bastorja si edhe të zbatosh mënyra më të shëndetshme që të
ndjehesh vërtet i realizuar.
Të uroj më të mirat!
Aida