Këshilla/Blog

atak paniku 28.01.2024

Pershendetje jam nje vajze 21 vjece dhe per here te pare ne jeten time jam perballur me dicka te tille .Zgjohem nga gjumi me nje ndjenje te madhe faji te cilin nuk e kisha bere kurrr ,nuk e kuptoja cfare po ndodhte ne mendjen time
Ndonjhere doja te beja ndonj gje te keqe qe te shpetoj nga keto mendime . Ju lutem me ndihmoni

  1. Aida Yzeiri says:

    Përshëndetje e dashur!
    Të falenderojmë që na ke shkruar duke ndarë shqetësimin dhe gjendjen tënde. E kuptoj shumë
    mirë sa e vështirë është të jesh në kontroll përballë mendimeve të padëshirueshme dhe dhimbjen
    që shkaktohet nga kjo.
    Nga këto pak rreshta që ke shkruar nuk arrij të kuptoj qartë nëse ndjenja e fajit të vjen prej
    dickaje që të ka ndodhur apo vetëm nga mendimet që ke? Cfarë situate ka qenë? Cilat janë këto
    mendime që të shqetësojnë? A ka diçka apo është dikush, që të nxit këto mendime?
    Pavarësisht se çfarë ka ndodhur apo se çfarë mendimesh të vijnë është e rëndësishme që të
    kuptosh, që mendimet dhe ndjenjat janë kalimtare. E rëndësishme është se çfarë vendosim të
    bëjmë dhe të pranojmë si mendime të vlefshme dhe të gjejmë zgjidhje brenda mundësive për
    problemet që kemi.
    Prandaj në këto momente krize së pari do të thoja të merrje kohë për të qetësuar veten sikur edhe
    për të bërë disa frymëmarrje të thella që qetësojnë trupin dhe mendjen.
    Mendimet negative që të vijnë mund të fillosh t’i shikosh edhe me një sy kurioz, sesa thjesht të
    duash që të ikin sepse janë të padëshirueshme. Mund të ndihmojë t’i bësh vetes pyetje të tilla si:
    Pse po më vjen ky mendim? Çfarë qëllimi ka apo dëshire vjen prapa tij? Çfarë dëshiron të më
    tregojë? Cfarë mund të bëj tjetër për të dhënë një zgjidhje më të mirë dhe që është e pranueshme
    nga unë?
    Shikoji këto mendime më tepër me kuriozitetin se çfarë duan të tregojnë dhe për të kuptuar më
    mirë veten.

    Duke parë që ke edhe këto impulse “shkatërruese” do ishte e domosdoshme të kontaktoje një
    psikolog për të ndjekur sesione këshillimi apo psikoterapie pasi në momente të vështira
    emocionale nuk mund të përballohen të gjitha vetëm. Psikologu si profesionist në këtë fushë do
    arrij të drejtojë më mirë në të kuptuarit e situatës, të këtyre mendimeve që të shqetësojnë si edhe
    të gjeni së bashku mënyra përballuese, që funksionojnë më mirë për ty.
    Gjithashtu do të ndihmonte që të flisje për këtë me njerëz të afërm apo shoqëri, të cilët mendon
    se mund të jenë mbështetës për ty.
    Të uroj lehtësi dhe të jesh sa më mirë!
    Aida

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV