Këshilla/Blog

halucin 08.03.2024

Halucinacone auditive, javen e kaluar kam percepturar zera qe me flasin. E kuptoj qe keto jane imagjinata ime dhe jo persona reale qe flasin, prandaj do te doja te konsultohesha me nje psikoterapist.

  1. Aida Yzeiri says:

    Përshëndetje!
    Faleminderit që i je drejtuar faqes Nuk je Vetëm duke na ndarë shqetësimin tënd.
    Siç edhe e ke përshkruar, në rastin që e dallon, se zërat që dëgjon janë haluçinacione, ashtu siç
    edhe e ke menduar, më e mira është një konsultë me psikoterapist apo mjek psikiatër për të
    kuptuar më qartë natyrën dhe shkakun e tyre. Sigurisht është më e vlefshme një konsultë e
    drejtëpërdrejtë me një profesionist të fushës, që më tej të bëhet edhe trajtimi sa më i hershëm dhe
    efikas, që nevojitet.
    Për këtë konsultë mund të drejtohesh fillimisht edhe tek mjeku i familjes, që më tej të referon në
    strukturat përkatëse të shërbimeve psikologjike e të shëndetit mendor që janë ngritur pranë
    Qendrave Shëndetësore dhe që ofrohen falas. Ose nëse ke mundësi financiare për të ndjekur,
    mund të zgjedhësh të konsultohesh me një profesionist që ofron shërbime private, pranë
    vendit/zonës ku jeton.
    Gjthë të mirat!
    Aida

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV