Këshilla/Blog

Lea 09.04.2024

Përshëndetje
Doja të merrja mendimin tuaj për disa ngjarje që po më shqetësojnë në jetën time. Jam e martuar prej 3 vitesh dhe ketë vit jam bërë nën për her të pare. Ajo që më shqetëson është sjellja ime kur nevrikosem. Që në familje jam ndierë disi e mënjanuar dhe sikur mendimi im nuk merrej parasysh dhe kur kjo ndodhte unë ngrija zerin bertisja dhe largohesha nga dhoma duke përplasur derën. Me partnerin tim ka patur raste që jam nevrikosur por ai ka ditur të më kuptoje dhe të më qetësojë. Rastet me të janë më të pakta. Ka pak muaj që partneri jeton jasht dhe unë me bebin jetoj tek prinderit. Problemi vazhdon tek familja e burrit pasi kur shkova te rri për pak koh tek ato sebashku me bebin, ato tregohen shum imponues nda rritjes së bebit dhe kan një sjellje pak nenshtruese ndaj nuseve. Konkretisht kerkojn tiu rrish në këmbë dhe të bësh punë gjith kohës dhe ta mbajnë ato bebin, vetëm kur qan ke të drejtë të rrish pak koh me bebin. Nëse nuk bën kështu të hedhin kunja dhe nga gjith keto un përjetova ankth kur qëndroja atje, pasi ndihesha si e mbyllur dhe me zor mbushesha frymë, doja të ikja tek prinderit me bebin sa më shpejt se nuk më shtyhej. E shtyva disi në ate periudhë dhe ato kërkojnë tiu shkoj serish të rri per pak kohë atje me bebin por mua thjesht ideja më tmerron dhe me rreh zemra nga frika. Më duket sikur do më izolojnë dhe sdo jem e lirë. Fjalët e tyre me ironi dhe imponimi që të bëjnë si të rritesh bebin më mbingarkojnë shumë nga ana emocionale. Ndihem e lodhur duke kundërshtuar dhe duke vendosur kufij për rritjen e bebit por nga ana tjetër nuk më pëlqen as kjo urrejtje që po filloj të ndjej ndaj tyre. Thellë brenda meje dua që kjo të ndryshoje dhe tia kaloj mirë me to por e kam shumë të vështirë pasi ato kërkojnë që çdo gje të bëhet siç duan ata dhe në anën tjetër unë kerkoj që vendimet për veten dhe femijen tim ti marr vet unë dhe partneri. Partneri im shpesh her eshtë përpjekur ti ndaloje sjelljet e tyre por ato nuk ndryshojnë. Kur flas me to dhe ato perdorin ironi unë ndjej një nxehtësi të brendshme, skuqem në fytyre dhe nuk jam e qetë. Sado që atyre ju kthej përgjigjen me qetësi brenda meje mërzitem, inatosem dhe shtoj urrejtjen ndaj tyre. Aq urrejtje sa deshiroj mos ti shoh as ti takoj por nga ana tjeter jan familja ime e dyte. Në një menyre tjetër ato duan një nuse si më kohët e mëparshme që të jetë si sherbetore , ndërsa mendësia ime ndryshon dhe kjo eshte arsyeja qe un jetoj në një qytet tjeter, por as largësia nuk i pengon të ndërhyjnë në çështjet personale. Ajo që kerkoj unë është si mund të ndryshoj kete urrejtjen që po krijoj dhe të mos përjetoj më ankth sa her të shkoj tek njerëzit e burrit. Nuk dua te përjetoj më panik sa herë më thonë a do vish te rrish tek ne ndonjë dit.

  1. ? says:

    Përshëndetje e dashur!Kuptoj,ankthin,nervozizmin tënd si pasojë e ambientit familjar që ndodhesh në shtëpinē e bashkëshortit,Ështe gati e pamundur qe brezat e kohës Enverit të Ndryshojnë,sepse ata kurrë nuk do e kuptojnë se nusja nuk është shërbyese e burrit dhe e vjehrrive,ata janë me mendësi patriakale dhe nuk kuptojnë që martesa është bashkëpunim,dhe djali I rritur ka përgjegjësi ndaj gruas jo të plotësoj tekat e prindērve,më tej problemi yt zgjerohet sepse ata duan të marin e vendime mbi fëmijën,e të vendosin si ta rrisêsh.
    Nuk mund të kesh dashuri për ata me ktë sjellje,e vetmja zgjidhje është që ose ti e bashkēshorti të dilni shtëpi në vete ,ose të detyrohen ata të mos ndërhyn në martesên tuaj,po vjehrria e komunizmit është e shkatërruar nga logjika,nuk e kuptojnë pasojat e peoblemeve martesore e tē shëndetit mendor qe shkaktojnë me sjelljen e tyre tek çifti.Ti nuk mund të ndryshosh prindêrit e bashkëshortit.Mos prit që ata tê ndryshojne por krijo një jetë tënden me burrin jasht shtëpie nëse nuk je e qetë me ata. DHE KRIJO JETË TËNDE..

  2. Lea says:

    Të falenderoj për përgjigjen, por ka diçka që ndoshta nuk jam e treguar e qartë, që unë jetoj pa familjen e burrit. Arsyeja që shkruajta ishte që si mund ta ndryshoj ankthin që përjetoj sa herë më duhet ti takoj familjarët e burrit.

  3. Ina says:

    Përshëndetje!
    Nuk jam profesioniste e fushës, por nuk mendoj se kjo që ti ndjen është ankth. Kjo është një ndjenjë mëse normale ndaj veprimeve/kërkesave të tyre të paarsyeshme. Njerëz të tillë nuk ke ç’i do në jetën tënde e dashur. Më mirë qëndro aty ku je derisa të bashkohesh me bashkëshortin, ndërsa kur të flasësh me njerëzit e tij thuaj vetëm “Po, po, mirë ashtu siç thoni ju” dhe sa të mbyllësh cel shiko terezinë tënde. Nuk ke për se të të vij keq të mos kesh marëdhënie të mirë me njerëz të tillë, përkundrazi mbaj sa më larg dhe mos bëj kurrë kompromis me të drejtën tënde si individuale ashtu edhe si prind.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV