Këshilla/Blog

Adja 16.05.2024

Pershendetje ju lutem a mund te ju pys pse kur ndryshon moti une ndjej mje lodhje te fort nje rendes ne kok marramendje?une vuaj nga ankthi kam simptoma psh marramendjen e kam qe 2 vite jam mesuar,por kur ndryshon moti kam dhimbje muskujsh menxi heci kam rendes tmadhe ne kok nese nuk flejt smund te funksionoj e nese flej vetem 10 min zgjohem tani mir me energji dua te ju pyti eshte depresion apo nga ankthi…analizat i bej gjithmon me dalin mir te gjitha edhe vitaminat…ju lutem nje pergjije mga ekspertet e kesaj fushe.

  1. Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me faqen e nukjevetëm! Është e vështirë të përcaktohet
    me aq sa përshkruani nëse është depresion apo ankth, apo dicka tjetër. Por, pak rëndësi ka emri
    që i vihet, e rëndësishme është ajo që ju ndieni. Siç po kuptoj keni vështirësi për të fjetur, dhe
    ndoshta këto simptoma mund të lidhen dhe me mungesën e gjumit.
    Do ju sugjeroja të konsultoheshit nga afër me një psikoterapist.
    Gjithë të mirat,
    Veronika

  2. Anonim says:

    Mendoja se isha e vetmja, njesoj jam edhe une. Jam keq pa dale akoma rete. Sapo dalin e kuptoj qe jam bere keq prej kohes. Dhe mua me rendon shume koha e kam vene re disa here. Dhe une kam 3 jave me ankth.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV