Këshilla/Blog

11.02.2016

Mamaja e te fejuarit tim esht me epilepsi, mesa dij un asaj ju ka fshaqur pas lindjes se par kjo semundje.. Doja te dija nese esht e trashegushme pasi un te kem fmi me te fejuarin? Edhe nese operohet kjo semundje? Flm.

  1. Dr. Irena Thoma says:

    Pershendetje,
    Persa i perket shkaktareve te epilepsise ata jane te shumte. Si faktor risku mund te permendim traumat e kokes, semundjet cerebrovaskulare (semundjet e eneve te gjakut te trurit), infeksionet e sistemit nervor qendror dhe semundjet degjenerative. Eshte e rendesishme te permendom dhe histori familjare dmth faktorin gjenetik megjithese vetem nje numur i vogel rastesh me epilepsi mund te shkaktohen nga crregullime te nje gjeni te vetem. Epilkepsia mjekohet me nje game te gjere antiepileptikesh. ne rast kur semundja eshte rezistente ndaj mjekimit duke u mbeshtetur ne rekomandimin e neurologut mund te behet nderhyrje kirurgjikale.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.