Këshilla/Blog

gia 04.11.2022

Si mundet nje person qe ka qene per vite me rradhe i abuzuar emocionalisht, ka pare nenen e vet te rrihet tmerresisht keq dhe te jete viktime e nje shoqerie te pangopur, te ece para ne jete? Me mungon motivimi per cdo gje dhe sa zgjohem vendos masken time per tu perballur me boten. Vetvrasja me duket opsioni i vetem.

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje Gia
    Faleminderit që na ke shkruar dhe na ke besuar atë që po të mundon kaq fort dhe me ndjesi kaq të mëdha.
    Ka shumë shumë dhimbje, lëndim e trazim të madh në atë që shkruan që besoj se shpirti yt i mban brenda dhe I ka gëlltitur cdo ditë. Perceptoj gjithashtu zhgënjim, inat, dërrmim dhe patjetër që besimi rreth botës, shpresës, gjërave të mira që mund të ndodhin venitet.

    Imagjinoj sa e vështirë duhet të jetë për ty deri në një pikë që mendon që do vetëm ta asgjësosh këtë dhimbje pa menduar shumë si, ose deri në mendime shkatërruese për veten.
    Besoj se patjetër do të mungoj motivimi po aq sa mendoj se ka shumë përpjekje te ty përderisa mund të kesh provuar të gjesh motivim, të ngrihesh në mengjes për të përballur botën pavarësisht si ajo është.
    Më duket se mbi të gjitha do të vrasësh atë dhimbje që ke brenda vetes tënde.
    Fakti që na ke shkruar do të thotë që po kërkon ndihmë prandaj të përgëzoj që e ke bërë dhe je shprehur. Për të folur pak më gjatë, do të ftoja të vish në chat në oraret e ekspertëve që janë në linjë dhe të mund të flasësh pak më gjatë dhe të të ndihmojmë pak më mirë.
    Faleminderit.
    Mbetemi në kontakt,
    Almandina

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.