Këshilla/Blog

esi 04.11.2023

pershendetje !
vellai im ka probleme me alkolin..
si mund ta ndihmoj?
ai eshte i gatshem per ndihme..
nuk eshte agresiv kur pi.. biles eshte ne qef.. deri ne momentin qe e kritikon ne lidhje me alkolin.. edhe ne ate moment nuk eshte agresiv por ka qejf vetmin … izolohet nga njerezit te cilet e din din qe jane kritik kundrejt tij.

  1. Bylyre Serjanaj says:

    Përshëndetje,

    Faleminderit që besove tek ne dhe na shkruajte. Më vjen keq që vllait yt po përballet me varësinë ndaj alkolit. Është për t’u vlerësuar fakti që vllai yt është i gatshëm të kërkojë ndihmë dhe aq më tepër që ka familjarë që duan ta ndihmojnë. Sigurisht, është e vështirë të përballesh me varësinë ndaj alkolit por nëse merret ndihma e duhur trajtimi është i mundur. Edhe pse në sipërfaqe duket sikur problem është alkoli, por në fakt jo. Alkoli është një mekanizëm që përdoret në momente që dëshiron të shmangesh ndaj problemit/ shkakut të vërtetë. Duhet punuar me burimin. Pra, të punosh me ato mendime dhe emocione që zgjedh të shtypen dhe shkon drejt përdorimit të alkolit. Kjo arrihet me anë të psikoterapisë. Do të sugjeroja që vllai yt të kërkojë ndihmë tek një profesionist i shëndetit mendor, psikolog klinik apo psikoterapist. Vlen të theksohet se ndihma, mbështetja dhe pranimi që i jep çdo familjar apo person i afërt me të, do ta ndihmonte shumë të gjithë procesin. Gjithashtu, vllai mund të na shkruajë kurdo që e sheh të nevojshme.

    Ju uroj më të mirat!
    Bylyre Serjanaj, Psikologe Klinike

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV