Eri 01.04.2024
Pershendetje,
uroj te marr nje pergjigje te vlefshme dhe pse situata ime mundet te duket shume e thjeshte, nuk eshte fare ashtu si duket.
Jam nje mashkull 28 vjec, kam perfunduar studimet e larta, punoj home office.
Kam te ardhura te mira, lexoj shume libra.
Kam kryer shume udhetime jasht shtetit , dhe udhetime te gjata sepse me punen qe bej arrij te ja mundesoj vetes.
Ushtroj fitness,dita ime eshte shume e programuar. Kam dhe dokumenta belge(leje qendrimi)
Pavaresisht te gjithave qe thash me siper, asgje nuk me jep me kenaqesi ne jete,ndihem shum i lodhur me jeten.
Pavaresisht qe une udhetoj shume ne cdo vend qe vizitoj ne asnje vend nuk marr ndonje kenaqesi apo te ndihem mire ,thjesht per te visituar cdo lloj vendi qe ekziston por asnje lloj kenaqesie.. Kam nje shoqeri mjaft t mire dhe te gjere ku dalim dhe argetohemi por nuk me shijon me asgje. Me duket cdo lloj gjeje monotoni ,dhe pse mundohem her pas here ta ndryshoj rutinen time prap e njejta gje.
Persa i perket lidhjeve t mia ,kam pasur dy her probleme per shkak te distances sepse kam jetuar dhe ne belgjik ne periudha te ndryshme kohore , dhe ne te dyja rastet problemet e distances i kane shkaterruar lidhjet e mia.
Kjo gje me ka bere te humbas dhe besimin tek femrat por nga ana tjtr e shoh dhe shume te rendesishme pasjen e nje partnereje ne jete dhe kjo me eshte bere dhe si obsesion dhe me duket sikur me pengon qe une te shfrytezoj dhe te shijoj momentin,dhe kur ti vije momenti te ndodhi si gje le te ndodhi.
Por fakti qe nuk kam gjetur nje partnere me duket sikur jo cdo gje e kam te plote ne jete…
Une kam lexuar shume libra rreth fuqise se mendimit , inteligjeces emocionale ,dhe e di se cfare duhet bere per ti larguar keto mendime , dhe nga ana psikologjike mendoj se jam mire sepse nuk me ben me pershtypje asgje , gjumin e bej te qete …Thjesht nuk e di cfare kam cdo gje me duket pa kuptim,nuk e di me duket sikur nuk e kam gjetur akoma arsyen ose motivin per te jetuar.
Te gjithe mendojne se une bej nje jete lumtur , por jeta ime eshte nje katastrof , sepse dhe une duhet te sillem ne kte lloj forme sikur cdo gje funksionon mire. Por ne te vertet po me shkaterron sepse nuk di asnje lloj alternative apo ndryshimi te vendos ne jeten time qe ta kaloj kte lloj situate, do ju isha shume mirenjohes nese do me jepnit ndonje keshille ju pershendes.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Leku e njerēzit që dalim nuk na japin
Lumturi,se leku fitohet e harxhohet,
Dhe shoqëria nuk është 24 or 7 ditë të
Javës pranë teje të kuptoj që edhe ti
Ke probleme si të gjithë,shpesh u shfaqim
Njerëzve 1 fasad pra sikur ne jemi mirë,
I kemi të gjitha në rregull,ndoshta ti nuk
Hapesh me ndonjë nga miqt e tu se edhe
Atyre nuk ua ke besën ,mendon që sduan tja
Dinë për problemet e tua ,ose nuk do ti
Shqetësosh ti.
Ajo ça kuptoj unë tek ti është që e vendos
Kuptimin e jetës tek të pasur një lidhje të
Fortë e të shëndetshme,partneria të duket
Sikur të plotëson.
Por siç e the për shkak të distances lidhjet
E kaluara kanë dështuar,gjej dikë që ta kesh
Pranë,dhe udhëtoni kudo me njëri tjetrin,mos
Shiko shumë lekun apo pamjen po karakterin
Shiko mjaftona a ka plan ,ça do të bej,si të bën
Ty të ndihesh ,kto mjaftojnë.
Dhe ndihmo njerëz,tako njerëz të rinj.
Unë ndihem shumë mirë ,kur krijoj,kur ndihmoj
Njerëz.Nuk kemi ardhur në tokë veç për të
Punuar,për të paguar fatura,të ham ,të pim dhe
Flemë gjumë .Tē uroj më të mirat
Përshëndetje Eri dhe faleminderit që ndave këtë shqetësim me ne. Është e
rëndësishme të kuptosh se çfarë po përjeton dhe të kërkojmë mënyra për ta
përballuar këtë situatë. Mund të kesh lexuar shumë për fuqinë e mendimit dhe
inteligjencën emocionale, por është gjithashtu e rëndësishme të kuptosh se të
përballurit me ndjenjat e përjashtimit dhe mungesën e kënaqësisë është një sfidë
reale dhe komplekse.
Ajo që unë do këshilloja si fillim, është të nisësh të eksplorosh ndjenjat e tua.
Përpiqu të identifikosh duke analizuar çfarë të bën të ndjehesh kështu. Ka
momente kur mund të duket se nuk ka një arsye të qartë për atë që po ndjen, por
explorimi i ndjenjave mund të ndihmojë të kuptosh më mirë veten tënde dhe
arsyet pse vijnë këto ndjenja.
Praktikimi i vetëndërgjegjësimit mund të ndihmojë në aspektin që në vend që të
tentosh të shuash ose të neglizhosh ndjenjat e tua, provo të praktikosh
vetëndërgjegjësimin duke u munduar ti pranosh ato pa vlerësuar apo kritikuar
veten. Thjesht, nis bëj një bisedë me veten tënde duke i thënë që është në
rregull të kalosh edhe nëpër të tilla situata, është një faze kalimtare që po më
ndodh për këtë arsye dhe që do ta kapërcej……gjëra që ty mund të të motivojnë
të pranosh dhe ndihmosh ndjenjat e tua.
Gjithashtu, unë do të inkurajoja të përpiqesh të eksplorosh mënyra të reja për të
shprehur veten si; përmes shkrimit, vizatimit, muzikës ose çfarëdo aktiviteti që të
ndihmon të shprehesh dhe të përforcojë emocionet.
Mundohu të krijosh një rutinë të re. Edhe pse thua se ke provuar të ndryshosh
rutinën tënde pa sukses, mund të jetë koha për të provuar përsëri. Mund të
shtosh elemente të reja, të ndryshosh oraret ose të eksperimentosh me aktivitete
të tjera që të sjellin më shumë kënaqësi në jetën tënde.
Përpiqu të krijosh lidhje më të ngushta me miqtë dhe familjen, pasi bisedat e
hapura dhe të ndjera mund të ndihmojnë në ndjenjën e përfshirjes dhe kuptimit.
Teknikat e relaksimit si meditimi dhe yoga mund të ndihmojnë gjithashtu në
zbutjen e tensioneve dhe stresit emocional. Provo të integrosh këto praktika në
rutinën tënde ditore për të ndihmuar në qetësimin e ndjesive të tua.
Gjithashtu, unë do ju ftoja të konsideroni takimin me një terapist si një burim i
madh ndihme për të kuptuar më mirë shqetësimet e tua dhe për të gjetur mënyra
efektive për t'i përballuar ato. Ata mund të ofrojnë këshilla të personalizuara dhe
teknika për të përballuar stresin dhe lodhjen emocionale.
Procesi i rritjes së mirëqenies dhe gjetjes së kënaqësisë në jetë është një rrugë e
gjatë dhe që kërkon përpjekje, ndaj është e rëndësishme të jesh i durueshëm
dhe i kujdesshëm ndaj vetes gjatë këtij udhëtimi dhe mos e harroni se është gjë
shumë e mirë të kërkoni ndihmë profesionale nëse vazhdoni të ndjeheni i
mbingarkuar e i përhumbur.
Unë ju falenderoj shumë, ju dëshiroj gjithë të mirat në udhëtimin tuaj për të gjetur
kënaqësi dhe qetësi në jetën tuaj dhe ju pres të na shkruani sërish.
Uarda
Pershendetje.
Mendoj qe duet ti lexojsh librat edhe nji her se nuk i ke kultuar ndoshta mir. Nese ke mundesi lexoje dhe librin FEMIJA MBRENDA TEJE
Me eshte merzitur jeta po them cdo dite qe kalon behet me e veshtire ended se ka gjetur arsyjenqe te jetoj jeta ime eshte shum e veshtire te gjith e dine sikur jam e lumtur por jeta ime me ka lodhur sa ka aritur deri sa urrej veten time nuk e dini hallin tim se do kujtoni sikur jam cmendur dikur kur isha e vogel deri sa mbusha 20 vjet I kam bere padrejtesi nje vajze e qi qe sdo me fale ishim bashkemoshatare por nuk e doja si shoqe e urrej lot tani mendoj se jeta po ma ke then ne ate monedhe ndaj them cdo gje lahet era Duka shkruan
Përshëndetje dhe faleminderit që na keni shkruar dhe keni ndarë me ne shqetësimin tuaj. Për të marrë përgjigje nga një prej ekspertëve, ju ftojmë ta ndani shqetësimin tuaj duke e bërë pyetjen te rubrika “Bëj pyetjen tënde” dhe jo si koment, pasi vetëm kështu mund të merrni një përgjigje nga ekspertët e faqes.
Gjithë të mirat,
Stafi Nukjevetëm