Këshilla/Blog

Anonymous 17.03.2024

Vuaj nga ankthi dhe OCD. Nuk mundem te filloj terapi, fatkeqsisht. Ka ndonje metode, menyre e cila mund te me ndihmoj me kete gjendje mendore dhe emocionale te renduar? Menyra me te cilat mund te ndihmoj veten?Ndihem mjaft vetem.

  1. Anonymous says:

    Ti nuk je vetem dhe un e kam kete gje me kan thene qe eshte normale te vuash prej OCD por kam shum frike se mos i humbi njerzit qe i dua me keto mendime

  2. Anonymous says:

    Ta kuptoj shume mire dhimbjen Shpresoj ta kalojme

  3. Përshëndetje, faleminderit që iu drejtuat faqes së nukjevetëm! Duke qenë se nuk keni mundësi që
    të bëni seanca terapie, do ju sugjeroja të identifikoni rastet kur aktivizohen mendimet obsesive
    dhe të filloni gradualisht të mos i shtypni më. Duke u përpjekur për t’i shtypur, me shumë gjasa
    do të rikthehen akoma më të forta. Përpiquni fillimisht të toleroni mendimin obsesiv për pak
    kohë duke krijuar një kohë ku lejohet t’ju “shqetësojnë” për çdo ditë. Mund të jenë 2 herë me
    nga 10 minuta. Gjatë kësaj kohe mund të fokusoheni tek obsesionet tuaja. Në fund të kësaj kohe,
    merrni disa herë frymë thellë dhe largojini mendimet. Nëqoftëse këto mendime ju vijnë gjatë
    ditës, mund t’i shtyni për “orën e shqetësimit”. Gjithashtu, mund të sfidoni mendimet tuaja
    obsesive: çfarë faktesh keni se janë të vërteta?
    Është e rëndësishme që t’i kujtoni vetes se edhe pse keni mendime obsesiv, ato nuk ju
    përfaqësojnë. Edhe mendimet e padëshiruara, intruzive ose dhe të dhunshme mund të ekzistojnë
    tek njerëzit – është rëndësia që i japim ne që mund t’i kthejë ato në obsesione.
    Gjithë të mirat,
    Veronika

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.