Kosovari 12.05.2023
Jam 27 vjecar ka 3 muaj qe me rrin ne mendje 24/7 frike se do cmenden me mundon kjo gjendje kam dhimbje koke kam bere kontroll te psikiatri me ka qit do ilace flouxetin edhe xaNax 0.5 po skam permiresim sikur nga brenda nuk me len diqka te jem i lumtur ka 3 muaj jam ne gjendje te rende psikologjike edhe kur flas me ndokend e kam ne kok se jam cmendur ju lutem me ndihmoni
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje, faleminderit që kontaktuat me ne! Duhet të jetë e vështirë për ju që të qëndroni në këtë gjendje për një kohë aq të gjatë. Duke qenë se keni filluar të merrni ilaçe, do ju sugjeroja që të bëni një konsultë tjetër tek psikiatri që ju vizitoi, sepse ndonjëherë duhet të provohen disa ilaçe/doza për të arritur tek i duhuri. Gjithashtu, nqs keni mundësi mund të filloni psikoterapi, edhe ajo është ndihmuese në rastet e ankthit dhe të depresionit.
Gjithë të mirat,
Veronika