Këshilla/Blog

06.03.2017

Po kam marrdhenie me te tjeret jo kushedi se sa sepse zakonisht jam shume e turpshme edhe nuk flas shum.Kam nje shoqe tngushte edhe flas shpesh me te por jo shhum ndoshta per problemet qe kam e ndoshta edhe ajo ka probleme por une preferoj qe tmos tia tregoj ,ndihem njejt jo ndryshe sepse nuk ndihem e lire tja tregoj problemet me te thella si p.sh ne flasim per simpatite tona, per klasen,per problemet ne mesim etj.Dhe gjithashtu meendoj se eshte e vertet ajo qe me keni pergjigjur ne pytjen e meparshme sepse un po qe kam hyr ne nje imagjinat prej se ciles kurrsesi te dal.Faleminderit per mirkuptimin dhe shpresoj qe do me keshilloni qte bej…

  1. G says:

    Pershendetje e dashur,
    Si fillim dua te te pergezoj qe shkruan dhe kerkon ndihme, sepse ky eshte hapi i pare per te zgjidhur problemin qe ke. Se dyti dua te sqaroj qe une jam psikologe, por jo nje nga ekspertet e faqes.
    Mendoj qe vajza qe ke shkruar me pare pyetjen ‘Kontakti me veten’.
    Doja te dija sa vjec je? Cili mendim apo cila ndjesi te pengon te flasesh per problemet apo gjerat e tua me shoqen e ngushte? A ke nderkohe nje njeri qe ti flet per problemet e tua, per cdo gje tenden dhe te njeh ashtu sic je?
    Ajo qe kuptoj une eshte qe ti ke nevoje per marredhenie te aferta dhe cilesore, por per shkak te turpit ndoshta dhe per shkak te mendimeve apo ndjesive te ndryshme qe ti mund te kesh, pengohesh qe t’i ndertosh ato. Une do te te keshilloja te takoje nje psikolog klinik, qe te kuptohej me qarte problemi dhe keshtu t’i jepej dhe zgjidhja. Shpresoj gjithashtu te marresh pergjigje dhe nga ekspertet e faqes.
    Te perqafoj & shkruaj prape 🙂

  2. G says:

    P.s: Per lehtesi te gjetjes se pergjigjes tende, do ishte mire qe te gjitha pergjigjet e tua te kthehen si koment tek kjo pyetje!

  3. Stafi Nuk Je Vetem says:

    Pershendetje e dashur,

    A mundesh te lutem te na tregosh cila ka qene pyetja dhe eksperti qe ju ka kthyer pergjigje heren e pare? Qe ta dergojme edhe kete te njejtit ekspert.

    Ju urojme gjithe te mirat,
    Stafi i Nuk Je Vetem

  4. Anonymous says:

    Jam 16 vjecare dhe gjithashtu nuk gjej dot kurajo te flas me dike per problemet e mia kshtu qe nuk e kam as ndermend ta bej jo se sme ndihmon por as njerezit qe kam prane meje me japin ate deshire qe tju tregoj.Ndoshta do tia tregoja te gjitha motres dhe kam provuar ta beja kete por pasi qe ajo kete e mori si asgje nuk mendoj qe eshte e arsyeshme qe ti them prape dhe gjithashtu sa i perket dikujt tjeter une mendoj qe nuk do ta kuptonte askush kete gjendje.Nuk e di pse por me pelqen te jem shum vetem dhe nuk me pengon fare vetmia sepse nuk dua te rri me njerezit qe kam ne rrethin tim sepse mendoj qe ata gjykojne shum dhe nuk nisen nga vetja.I kam prinderit ne moshe dhe une do te doja sikur ata tte mirreshin me mua dhe me problemet e mia paresore ku vjen se pari shendeti e per tmos hyre ndetaje do doja tju thoja qe nese ata nuk provojn te mi zgjidhin keto probleme ateher si do ti zgjidhnin keto emocionale per te cilat nuk besoj se dine gje.Ju faleminderit juve shume per kete pune qe po e beni dhe besoni se inkurajoni shume njerez ta bejne te njejten sepse eshte nje gje veretet e mrekullueshme te kuptosh se ke nje mundesi te flasesh me dike anonimisht dhe te te mos gjykoje.Gjith tmirat edhe juve.

  5. G says:

    Fakti qe kur je vetem,flet me veten tregon per nje nevoje dhe deshire tenden per te folur, per t’u shprehur. Nese ti ndihesh qe nuk mund te flasesh per kete problem me dike, sepse ndihesh e gjykuar e pakuptuar eshte ok qe ti t’mos flasesh per kete teme. por mund te flasesh me te tjeret per ceshtje dhe tema tjera cfaredo. Te qendruarit vetem nuk te ndihmon ta zgjidhesh problemin. Ti je perpjekur te qendrosh vetem deri tani dhe kjo nuk e ka zgjidhur problemin. Eshte koha te provosh dicka tjeter tani 😉
    Te pershendes!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV