27.10.2017
Pershendetje….jam djal per te cilen po perpiqem per nje mikesh timen qe eshte ne depresion….vajza ne fjal eshte 32 vjece…beqare e pa martuar dhe pa femije dhe ska pasur ndonje lidhje te afert me ndonje djal por para 5 vjetesh ka qen lidhja e fundit….aktualisht ka nje biznes te saj….qe e drejton…kemi ber konsultime me neurolog dhe psikiater diku te 5 seanca…dhe e fundit ishte senca ku psikiatri i sugjeroj tegretol gje qe solli acarim per te sepse nuk e konsideron veten se ka dicka….nuk ka shum.shoqeri ….diksuton me nervozizem ne momente te caktuara dhe per biseda normale acarohet shpejt ndjehet e lodhur e merzitur nga njerzit dhe ka kercenuar disa here qe do te vrase veten sepse eshte e merzitur me bote sepse nuk e kupton dhe nuk i pelqen njerzimi ka nje lloj urejtje ….aktualish ka nje dashuri per qent dhe ndimon nja 2 qen qe eshte lidhur shum nga ana tjeter do mar nje qen sepse ja kam sugjeruar une si terapi …..ne lidhje me ilacin nuk behet fjal fare per tja diskutuar per tu mjekuar sepse acarohet dhe nuk e pranon se ka dicka…..para 2 muaj piu hashash dhe pati halucinacione dhe vegime plus paranjoja sikur donin ta vrisnin..ljo gje e mbajti gati 2 jave kjo lloj njdjsie qe i dukeshe cdokush sikur donte ti bente dicka te keqe…..altualisht vashdon mardhenjen me pune ..ka momente qe eshte e normalizuar pastaj kur ka faktor te jashtem qe e gacmon si pershembull..dikush tja bej me hile ose ne rruge acarohet me njerzit dhe vashdon shan sepse i jep dhe makines aktualiash e perdor ne te perditshmen….mund te zihet me cdo person ….ka nje eufori dhe gagsterllek….pastaj shkarkohet dhe qane….nuk e di nese keni krijuar nje ide por ne keni pyetje me thoni..jam ne pritje te nje pergj tuaj…te jeni mire z
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Idealist,
Me vjen keq për mikeshën tënde e cila dukshëm po përjeton një periudhë të vështirë. Nga ana tjetër, më vjen mirë që ajo ka pranë një mik si ti që përpiqet ta mbështesë dhe ndihmojë. Është e qartë që mikesha jote ka nevojë për mbështetje shoqërore, por njëkohësisht ajo ka nevojë për mbështetje të mirëfilltë profesionale. Nuk jam e sigurt nëse ia vlen dhe nëse është me vend ta inkurajosh të fillojë mjekimin, por jam plotësisht e bindur se është e nevojshme ta inkurajosh të kërkojë ndihmë psikologjike tek një psikoterapist i kualifikuar.
Psikoterapia, edhe më shumë se mjekimi kërkon besimin e personit se ka nevojë për të dhe vullnetin për ta ndjekur. Për këtë gjë, është shumë e nevojshme mbështetja jote. Bisedo me të. Ndaj me të shqetësimin tënd për mënyrën se si ajo ndihet dhe sillet dhe propozoji të kërkojë ndihmë tek një psikoterapist. Propozoji të kërkojë informacion për psikoterapinë me qëllim që ajo të fillojë të angazhohet personalisht në një aktivitet dedikuar kujdesit për veten dhe sigurisht, edhe me qëllim që ajo të kuptojë vërtetë se si funksionon psikoterapia dhe se si mundet ajo të përfitojë prej saj. Nëse është e mundur për ty, ndihmoje në këtë proces dhe nëse është e nevojshme edhe në procesin e të gjeturit një profesionist të kualifikuar.
I dashur Idealist, është shumë e vështirë të ndihmosh dikë që nuk ka dëshirë dhe nuk angazhohet realisht të ndihmojë veten. Mënyra e vetme që na mbetet, është t’u qëndrojmë pranë dhe me durim, ti inkurajojmë të kuptojnë që kanë nevojë për ndihhmë dhe ta kërkojnë atë. Mbaj parasysh se në këtë rrugë, më tepër se sa ti ofrosh zgjidhje të gatshme, është e rëndësishme të gjesh mënyrat që mikja jote të angazhohet personalisht për të kuptuar dhe ndihmuar veten.
Të uroj gjithë të mirat,
Blerta
pershendetje,po ju shkruaj per nje te afermin tim,familja e te cilit me eshte drejtuar mua por nuk di si ti ndihmoje.Ai eshte 55 vjec.ai shpik histori te paverteta dhe ka halucinacione te cilat i beson si te verteta.Ai gjithashtu akuzon femijet dhe gruan e vet per gjera absurde.Ka ndryshim te madh humori…ne nje cast mund te jete i gezuar dhe me pas vjen i acaruar deri ne irritim.Gjithashtu ai eshte nje person i cili ka abuzuar me alkoolin dhe vazhdon te abuzoje.Ka raste qe zhytet ne mendime.Ka periudha qe eshte normal e peiudha te tjera qe degradon.Ju lutem te me jepni nje pergjigje dhe cfare sugjeroni.
Pershendetje,
Faleminderit qe na keni shkruar.
Per te marre pergjigje ne pyetjen tuaj, duhet te shkruani tek rubrika “Pyetje e re”, ku duhet te perzgjedhni gjinin, moshen dhe nje pseudonim dhe titull te pytejes, sipas te cilit e gjeni pastja pergjigjen tuaj ne webfaqe.
Gjitha te mirat,
Stafi Nukjevetem