Këshilla/Blog

Ad 06.07.2023

Pershendetje. Me kan thene shpesh qe je i varur nga bixhozi po kurr se kam pranuar. Sot e ksaj dite jam ne hall shum te madh, e gjitha bec nga bixhozi. Jam perpjekur te kerkoj ndihme po kur te shohin vesin qe ke, te gjithe te largohen. Kujt mund ti drejtohem?

  1. MA. Almandina Guma says:

    Përshëndetje
    Faleminderit që na ke kontaktuar dhe drejtuar te ne shqetësimin tënd. Është hap I parë dhe I madh të pranosh që tashmë ky është një problem në formën e varësisë dhe të kërkosh ndihmë për këtë gjë.
    Patjetër që të drejtohesh drejt sjelljeve dhe varësive të tilla ka motive vecanërisht të brendshme, edhe pse sjellja gjykohet dhe ka një tendencë mos pranimi dhe mos kuptueshmërie nga të tjerët.
    Më vjen keq që e ke përjetuar këtë ndjesi. Unë mendoj se është mirë që të bësh terapi, domethenë të marrësh ndihmë psikologjike në mënyrë që të njohësh më mirë kuptimin e motivacioneve të sjelljes tënde ndaj bixhozit, të ndërtosh strategji ndërhyrje, të bësh dialogun e nevojshëm terapeutik që të gjesh kuptimet për jetën tënde dhe cfarë do të ndërtosh dhe mirëmbajtje të sjelljeve të përshtatshme lidhur me problematikën aktuale.

    Shpresoj se kjo përgjigje të ndihmon
    Faleminderit dhe gjithë të mirat më tej,
    Alma

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.