21.02.2016
Pershendetje! Kam dhe une nevoje per keshillen tuaj. Historia ime nis qe ne femijeri…ku une shihja qe prinderit e mi diskutonin shpesh dhe te shumta ishin rastet kur keto debate perfundonin me dhune ndaj mamit dhe meje (sepse une nderhyja per te mbrojtur mamin). Per 6 vjet une isha femije i vetem, me pas vjen motra. Asgje nuk ndryshoi nga ana e babit. E “mban” veten si te pazevendesueshem dhe do qe ti nenshtrohemi vetem atij. Me vjen shume keq per mamin. Jo vetem sepse eshte mami im, por vertet nuk e meriton ate sjellje. Kur ia shpreh me thote:”se ndryshojme dot”! Nje here kur nderhyva per te mbrojtur mamin me qelloi dhe ngela pa ndjenja! Por une tani jo vetem qe nuk e dua, por e urrej, per te gjitha ato qe i ka bere mamit! Nuk di c’te bej sepse edhe ato “shoqet” qe kam me qendrojne afer per te perfituar prej meje! Une kam deshire te vazhdoj studimet e larta, por nuk mund ti le mamin dhe motren vetem me te!! Shpesh lutem te mos kisha lindur, pasi dhe vete babi eshte shprehur se do ishte me i lumtur pa mua! Mund te me keshilloni si te sillem me babin? Ndihem krejt e vetme (nuk shprehem me mamin sepse me duket se e rendoj me shume) dhe mendoj se keshillimi juaj do te me ndihmonte! Ju faleminderit!
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Mos e lere shkollen e larte! Do te te hapen horizonte te reja, endrra qe ke brenda vetes qe mund te mos i kesh zbuluar ende! Do fitosh pavaresi psikologjike, e financiare! Mbase nje dite ti do jesh rruga e shpetimit te motres dhe nenes tende! Por nqs ti nuk shkollohesh nje gje e tille mund ti ndodhe dhe motres sende! Pra as ajo mos te shkollohet dhe per rrjedhoje e ardhmja behet me e veshtire! Nqs nena jote do kishte pasur arsimim e nje pune te mire, pra do kishte pavaresi ekonomike mund te ishte me ndryshe situata juaj! Por ne momentin qe burri shihet si mireberesi ekonomik i shtepise dhe i pazevendesushem edhe kur ushtron dhune detyrohesh te ulesh koken per hire te femijeve apo rrethanave! Vajze e dashur une jam i lumutur qe ti ke lindur! Dhe me beso qe ti nuk je nje gabim apo rastesi ne kete bote! Ti ke ardhur ne jete per nje qellim! Mbase qellimi eshte te lumturosh ata qe te rrethojne, mamin e motren, ti besh krenare me sjelljen tende e arritjet e tua ne jete! Mund te kesh edhe 100 qellime te tjera ne jete! Por e dashur ke gjithe jeten perpara! Mbase babi yt ka perjetuar te njejten dhune kur ka qene i vogel, apo ka pare nenen e tij te dhunohet prej te atit! Ajo qe dua te them eshte qe jane nje mori faktoresh qe mund te ndikojne! Asnje nga keto nuk e justifikon dhunen e tij karshi jush! Mundohu ti qendrosh prane mamit dhe motres! Nje perqafim sheron me shume se cdo gje! Dhe mos harro ti je njeri i mrekullueshem, ke drite brenda vetes! Je nje njeri qe meriton gjithcka! Mos te degjoj me qe ta qortosh veten kaq rende, Rrezato miresi dhe miresia do te vij tek ty! Te perqafoj! Ps: lexo shume , jo vetem librat e shkolles! Por edhe libra te tjere jashte programit! Fakti qe ke internet do te thote qe ke mundesine ne dore per te hapur dritare te njohurive, nese te duhen rekomandime me thuaj! Keep smiling
Pershendetje,
Situata në të cilën ndodhesh është e vështirë. DUkesh sikur je rritur përpara kohe dh eke marrë përsipër të mbrosh mamin dhe motrën nga dhuna e babait. Mendoj që babai yt duhet të trajtohet për mungesën e aftësive për të menaxhuar dhunën. Mund ta ndiohmoni duke kërkuar ndihmë edhe në organet kompetente. Nuk mund të lësh peng jetën tënde duke mos vazhduar studimet. Fol me mamin dhe motren si mund të ndihmoni njëra tjetrën dhe babin. Merrni vendimet qe ju ndihmojnë të jetoni më ne paqe. Vetmia jote është shumë e kuptueshme. Kërko ndihme tek nje profesionist. Psikologu I shkollës ose Alo 116000. Nëse ti punon me vetminë tënde, lodhjen dhe frikërat do jesh më e qartë për vendimt që do të marrësh.
GJithe te mirat!