Tina 02.09.2019
Pershendetje jam nje vajze 15 vjece keto tri vitet e fundit pothuajse prej moshes se adoleshences me ndodh qe sa here jam e nervozuar e merzitur te gjej ngushellimin ne ushqim dhe u be nje ves i keq dhe sigurisht shtova ne peshe gje qe eshte shum per mua jam munduar te mbaje dieta dhe mjeket me sugjeronin te ha sa me shum sallata dhe larg ushqimeve me shum kalori por nuk funksionoi pasi skishte ore te vetme qe nuk mendoja cfare te haja dhe pa sukses Ju lutem a mund te me jepni nje zgjidhje ju lutem
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje Tina. Pyetja jote më ngjall kureshtje në lidhje me përdorimin e etiketës së depresionit. Ajo që ti përshkruan ka të bëjë me vetë-imazhin dhe rregullimin e emocioneve ndërsa do të hezitoja të përdorja etiketa të tilla si ‘depresioni’ në një moshë kaq të vogël. Në fakt gjatë adoleshënces ndodhin shumë ndryshime dhe njëri prej më të rëndësishmëve për sa i përket imazhit tonë ka të bëjë me zhvillimin trupor. Edhe turbullira emocionale është një fenomen mjaft i njohur gjatë adoleshencës dhe mund të kanalizohet në të ngrënit emocional. Ti me të drejtë e ke vëzhguar se ‘gjen ngushëllim’ tek ushqimi kur ndihesh e nervozuar apo e mërzitur. Dhe mendoj se duhet të punosh pikërisht me përballimin e këtyre emocioneve, krahas kujdesit për kaloritë.
Gjej dikë me të cilën mund të flasësh dhe të shprehesh lirshëm, një mik/mike, motër/vëlla, apo dhe prindërit (megjithëse këta tëfundit duket sikur nuk të kuptojnë apo jo ). Lejoje veten të shprehesh ashtu sic ndihesh dhe tento sa më pak drejt mbajtjes së gjërave përbrenda. Persona që i ke pranë, që mund të të ndihmojnë ‘të eksperimentosh’, të komunikosh, të provosh mënyra të reja të të shprehurit të vetes.
Adoleshenca është një periudhë mjaft e turbullt emocionale por dhe një mundësi për të gjetur dhe përqafuar veten tonë e cila do të na shoqerojë përgjatë gjithë pjesës tjetër të jetës.
Të uroj gjithë të mirat
Enkeli
Faleminderit shum