Këshilla/Blog

alesia 04.03.2021

pershendetje.
shpresoj te jeni mire. une jam nje vajze 20 vjecare qe studion ne vite te dyte te universitetit momentalisht ,ne degen qe ka menduar se ka qene nje zgjedhje e mire per mua, por jo sepse kam pasur fort interes per te dhe nga kjo dileme kane ardhur dhe pikepyetjet mbi ate cfare une dua per veten.
arrij te cuditem mbi keto dilema pasi deri ne periudhen ku moshataret e mi ishin ne pikepyetje mbi “ekzistencen e tyre”, krijimin e nje identiteti, une isha e sigurte ne ate cka kerkoja te vetja. isha ambicioze, e pergjegjshme dhe pse me shume pak vetebesim arrija ta anashkaloja dhe “luftoja ” e punoja fort per te arritur rezultate te shkelqyera sic arrita ti bej, pasi per mua ajo konsiderohej perfeksion per moshen qe posedoja dhe kjo me bente te kisha nje formim te pergjithshem ne baze te sistemit qe arsimi te ofron, nga ku mendoj qe eshte bere dhe disi nje pengese ne dilemat qe kam tani. duke qene e arrire ne cdo lende kisha deshire te isha mjeke, arkitekte ose te vazhdoja mbi fushen e artit,praktikisht per cdo lende te mundshme me profesonin perkates dhe gjithesei mjeksia ishte qellimi im. koncepti i perfeksionit ishte pikerisht ky te arrija te kisha rezultat ne cdo gje dhe ne fund ishte thjesht zgjedhja ime perfundimtare, derisa arrij te vihem para dilemave te tipit ku mund te arrij sukses? nga cila perfaqesohesh me se miri? cili profesion te pershtatet me shume duke mos patur ne konsiderate pershtatjen ne te,por te jete deshira jote me e madhe . gjimazi te jep nje formim te pergjithshem dhe une here pas here nderooja mendje sepse arrija te arsyetoja dhe me gjere sesa kush profesion te sjell me shume te ardhura dhe cili eshte i duhuri per nje nxenese qe ka perkushtim te madh ne te. keto me kane cuar ne pasigur ne vetevete sa po humbisja motivin e forte mbi ate cfare doja sepse nisa te dyshoj nese ajo do te ishte zgjedhja ime. pervec perkushtimit te shkolles duhet dhe te nderlidhja jeten time sociale nga ku nuk perfshihesha shume . te gjitha keto dilema me bene qe ne vit te pare te jem nxenesja shume e mire nga e shkelqyer , pra jo me mesatare maksimale . ndersa vitet e tjera ia arrita ti merrja maksimale ,por gjate ketyre vitetve kam hasur shume veshturesi nga ku zbulova qe kisha dhe simptoma te ankthit. duke qene se jane shume menyra mbu zgjedhjen e jetes si te punosh me zgjuarsi, forte dhe drejte, e te tjere me pak te lehete dhe me te zgjuar a te tjere me dredhi . kisha frike nese i gjithe mundi im nuk do te kishte feedback-un qe une pretendoja te merrja. lash kete frike te me mposhte pak sa nuk arrita te dilja shkelqyer ne provimet e para nga ku iku dhe mundesia per te qene mjeke e ardhshme e ne ate medje jo te kthjellet nuk e dija nese vertete do te doja ,por u ndjeva totalisht e zhgenjyer nga vetja dhe pse disi e prisja. ndihesha e zgenjyer me faktin se pse lash keto pasiguri te ndikonin ne performancen time sido te shkonin gjerat e nga ana tjeter pse duhet te pergatitesha kaq shume mbi dicka qe nuk e dija nese ishte ajo cfare doja e mendoja thjesht rezultati do te me tregonte te arrire te pakten dhe ne syte e te tjereve qe urrej ta pranoj qe me ndikon, por asnjehere ne jeten time nuk i kam arritur te gjitha keto per te tjeret sesa me shume per vete time e si perfundim as vete nuk e di se ku perfundova . sic ishte mjeksia ashtu ishin dhe perzgjedhjet e tjera te listuara por ne dilema . e dega qe studioj tani mendoj qe eshte teper intersante por nuk kam kuriozitet a ambicien per ta studiuar me duket sikur i pershtatem me zor dhe nuk jap maksimumin tim ne pergatitje nga ku me ben te ndihem edhe me keq dhe e pasigurte edhe me shume mbi ate cfare dua .

  1. MSc. Klodjana Gjika says:

    Pershendetje,

    E dashur, e lexova me vemendje letrën tënde, po aq dhe disa here. Do të thoja që është një letër e gjatë me detaje rreth mendimeve dhe ndjesive rreth arritjeve, profesionit, por dhe mënyrës se si e sheh ti veten. Po mendja se aq sa ka detaje, aq dhe ka gjera të cilat nuk i kuptova qartë, ndaj dhe vendosa t’i kthehem sërish leximit të letres. Sigurisht, duke ndjekur historinë tënde mu desh pak kohë të kupotja që më more pas me rrëfimin tënd duke më bërë kurjoze për të kutpuar: në fund çfare dege fillove të studiosh, nëse nuk ishte mjeksia, atëherë pse jo derisa ishte ajo që doje kaq shumë, -e pyetje të tjera si këto që më ngjajnë, siç të thash, disi fakte të jashme.
    Kuptoj që për ty faktet, arritjet e dukshme, puna, notat, janë treguesi i suksesit por dicka thelbësore duket se ka dalë jashtë parashikimit, diçka që ti spo arrin të kuptosh.

    Duket se ke një dilemë të madhë: “Kur jam përpjekur kaq shumë, kur kam punuar, kam qenë e sigurtë atëherë kur të tjerët nuk donin apo nuk mundeshin, pse sot jam e pasigurtë, pse kam ankth dhe nuk kam një performacë perfekte?”Ndoshta ti do e formuloje dhe më qartë më me shumë detaje këtë dilemë por më duket sikur këtu gjenden disa pika kryesore.

    Po e filloj më të fundit “performacë perfekte”. Me ngjan se je në kërkim të perfeksionit, të arritjeve maksimale dhe nuk pranon asgjë më pak. E kuptoj që për ty është shumë e rëndësishme kjo pjesë sepse ti kështu e njeh veten dhe vetëm kështu do e pranoje atë. Ndoshta kështu të njohin dhe të tjerët në jetën tënde, apo vetëm si të tillë do doje që të njihnin ata, por… nga mendon se vjen kjo nevoje e madhe? Nuk e di a është kjo pyetje e lehtë për ty për t’ju përgjigjur por nëse i përgjigjesh duke kërkuar thellë ndoshta mund të marrësh një përgjigje që mund të të ndihmojë.

    Njerëzit për arsye nga më të ndryshmet mund të dështojnë në një moment apo më mirë mos të marrim vlerësimin maksimal por kjo nuk të do thotë se janë më pak të aftë, të përgjegjshëm apo të rëndësishëm. Ndaj të ftoj të mendosh pak më tej se nga mund të vije dhe pse e ke kaq këmbëngulëse këtë nevojë për të qenë e shkëlqyre. Me këtë nuk po them se nuk duhet të përpiqesh që të jesh por kur kjo nuk është realiste, kur bëhet pengesë për mirëqënien tënde emocionale, apo të mban pas në brega atëherë mund të thuhet se nuk është e natyrshme dhe kthehet në pengesë për zhvillimin tërësor tëndin.

    Po aq duket se bashkë me nevojnë për arritje të larta ka dhe një tendencë të lartë për të kontrolluar gjërat e jetës tënde. me mendime të shumta, llogari, parashikime, planifikime; siç dhe kuptoj nga letra jote. E përkrah kësaj duket se nuk ka shumë hapsirë për qetësi, dëshira apo kënaqësi. Do doja të dija si e mendon veten tënde përtej si një nxënëse, studente, apo profesioniste e shkëlqyer. Mesiguri ka dhe gjera të tjera aty që janë të nevojshme që ti t’i japësh pak më shumë kohë dhe hapsirë, por mbi të gjitha zë.

    Të përshëndes
    Klodjana

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV