Ali 09.05.2023
Pershendetje!
Do doja ta nisja ne femijrine time ka qene e qete pa ndonje ngjarje qe mund te ket lene nje shije te keqe ne memorjen time.Babin e kam pasur pak me te ftohte si natyre por gjithmone ma ka shprehur dashurine.Qe i vogel e kam ditur qe nuk kam qene nje njeri normal ne sensin e prefernces seksuale.Gjithmone e kam ditur qe kam qene homoseksual nuk e di si dhe nuk e di pse.Ama gjithmone e kam mohuar,jam perpjekur te pelqej nje vajze duke mashtruar veten time ,por thjesht nuk ja kam dal dot nuk eshte dicka te cilen une e kontrolloj ,po te kisha mundesine do te zgjidhja te jetoja nje jete normale nje jete si gjithe te tjeret po nuk mundem thjesht keshtu kam lindur dhe kjo m merzit shume(jam duke e shkruar duke qare ne keto momente).Por kjo nuk eshte pjesa me e keqe ,pjesa me e keqe eshte se asnje po asnje nuk e di kete gje per mua.Mund te jem shume i mire per ta fshehur ose edhe nqs mund te dyshojne gbithmone hidhem ne sulm per ti thene me pelqen kjo vajza ose jam lidhur me kete vajze si mekanizem mbrojtes .Asnje person ne keto bote nuk e di si jam une vertet brenda,as mami as babi as motra as kushurinjte as shoket as shoqet asnje.Jo se nuk dua qe tja them prinderve apo motres po thjesht e di qe ata homoseksualet i shohin si dicka jo normale ,do i zhgenjeja shume jane homofob, e di qe kurr nuk do me mohonin si femijen e tyre por do i shkaktoja nje merzitje shume te madhe e ndoshta do fajsonin veten qe jam i tille dhe une kete nuk e dua.nga ana tjeter shoqeria shqiptare eshte thjesht e shpifur.Duhet vazhdimisht te jem nje person tjeter vetem per te qene ne normat e tyre.gjithmone jam treguar shume po shume i kujdesshem qe mos tja tregoja shoqerise pasi kisha hasur ngjarje te ngjashme e llafi ishte perhapur e te gjithe e bullizonin nje person qe idhte lodhur se aktruari e thjesht donte te ishte vetja e tij.i kam disa miq shume te ngushte qe e di qe do me pranonin por kam frik,nuk e di asnjehere me ke mund te flasin e nqs kjo gje perhapet jeta ime merr fund.Qe i vogel kam qene nje femije inteligjent dhe i perkushtuar ne shkolle .te gjitha notat i kam 10 dhe kete e shikoj si te vetmin shpetim qe ndoshta me bene te ndihem mire ose e kompenson pjesen qe nuk jam si gjithe te tjeret.Apo ndoshta se thjesht dua te largohem kmnga ky vend e te ndertoj jeten time larg si per shembull ne gjermani ku asnje nuk me njeh e nuk me gjykon. jam perpjekur te hap rrjete sociale online e te gjej shok online qe ndoshta jane homoseksual e kam gjetur po edhe aty ne fakt kam pretenduar se jam nje vajze pra kam genjyer ka paranojst se mos me gjenin te dhenat e me pas e perhapnin kete lajm.kam ndertuar gjithe kete mekanizem mbrojted sepse e di mendesine ketu ne shqiperi,gjithe reputacioni si nje nxenes i mire olimpiadash do te shkatrrohej ,do te bullizohesha thjesht ndoshta do tendoja ti jepja fund jetes.Por e shoh qe edhe kjo mbajtje e fshehur nuk po funksionon.arsyeja qe e nderrmora hapin per ta shkrujatur kete gje pikerisht tani eshte sepse kam njohur nje djal qe nuk mendoja se do e njihja kurre.ne keto 17 vite jete kam pasur ndonje pelqeim kalimtar por qe ska qene ndonje gje e madhe.Po ky djali eshte dicka tjeter.jemi ne te njejten shkolle e eshte djali i presorit te historise.Atraksioni i pare sigurisht qe ka qene pamja fizike eshte kaq i lezetshem kaq i bukur kaq tipare simetrike ,nuk gjej dot fjale per ta pershkruar e tani qe po e shkruaj kete me vjen fytyra e tij ne mendje dhe thjesht me ben te ndihem mire po aq sa me ben te ndihem keq gjithashtu.Ne fillim nuk i flisja kisha shume turp po me kalimin e kohes filluam te pershendetemi .ai eshte nje person qe me te gjithe shoket dhe shoqet eshte shume i afrueshem dhe i prek fizikisht.kjo gje me pelqen akoma me shume pasi gjithmone kam qen nje person qe sme kane pelqyer perqafimer ose prekjet fizike ndoshta nga mungesa e tyre nga ana e babit por qe nuk e di.gjithmone e idealizoja ne mendjen time e thosha ky person eshte perfekt po isha koshient qe ai mund te ishte nje person qe nga ana e karakterit mund te mos perputheshim fare e te ishe si adoleshenter e papjekur bazik.kontaktet tona filluan te shtoheshin e gjithmone deshira per ta njohur sesi ishte brenda ky person sa vinte e shtohej .e shifja qe edhe ai mesonte shume,per biles une morra pjese ne olimpiaden e biologjise e te letersise por nuk fitova.ai fitoi ne olimpiaden e gjeografise!!!Pra sa vinte nga ai me vinin vetem gjera pozitive .Erdhi nje moment qe kisha ditelendjen dhe thashe ky eshte rasti perfekt do e ftoj ne ditelindje e do e njoh me shume!!E keshtu bera ne fakt.ditelindjen e festova dje .e ai erdhi,si gjithmone me ate sharmin e tij ishte veshur kaq bukur .mendoja se tani do me prishej versioni qe kisha idelizuar per te e ndoshta do me ikte ky fiskim qe spo me linte rehat.Ndodhi komplet e kunderta….jo vetem qe ishte sic e kisha enderruar por edhe me mire.Ishte shume por shume i pjekur ne cdo mendim qe thoshte me dukej sikur po fliste nje person i rritur me llogjike dhe jo si ata adoleshendet e papjekur qe flasin per fjal goje per sherre koti apo ku di une nje adoleshent i papjekur.KISHTE nje prespektive per jeten kaq te bukur fliste aq mire aq i artikukuar me mesime ishte si mua vetem 3 nenta kishte.thoshte qe sjam perfekt por perpiqem qe ta bej sa me mire gjene ku jam i mire.fliste me aq fines ishte shume por shume gentleman.ishte nje degjues shume i mire po ti flisje per nje dicka koti por qe ty te ka ndikuar ai te degjonte me vemendje te jepte mendimin e tij prej nje intelektuali.kohen e lire e kalonte me shume produktivitet.nuk kishte as instagram as tik tok perpiqej te lexonte te bente aktivitet fizik si basketbolli fubolli.ne nje moment kur po flisja qe nuk me pelqejne perqafimet ai erdhi dhe me perqafoi,tha te gjithe kane nevoje per nje perqafim.kemi folur per 7 ore rresht ishim nje grup i madh ne fakt jemi kenaqur shume kemi folur per tema nga me te ndryshmet dhe thjesht une pash tek ai PJEKURI ,ishte shume i pjekur ka shume po shume detaje per cfare ndodhi,eshte nje person shume ekstrovert qe na mbajti me muhabet pa ate ditelindja ime do ishte shume kot biles me pas vajtem te loznim basketboll direkt u miqesua me 3 persona e i morrem per te luajtur.por dhe dicka qe me merziti pak ndodhi…me dukej sikur nje shoqja ime u interesua shume tek ai filloi ti bente komplimenta apo flirtimr ,ska faj aq i pashem sa eshte ai por qe u merzita u ndjeva shume shume shume shume shume shume shume xheloz .sigurisht qe dhe nga bisedar kuptova qe eshte straight pra une me ate nuk kam asnje shans.por ai me vlersonte shume si shok tha qe e vlersoi shume faktin qe e kisha ftuar edhe kur kisha turp te therrisja kamarrjerin ishte gjithmone i gatshem te me ndihmonte apo dhe te me nxiste jepi .. mund ta besh pra nuk ka ku te vej me i mire.edhe kur lozem basketboll me tha qe u kenaq shume pra si shoke une me ate u afruam shume.erdha shume i kenaqur ne shtepi por me pas u merzita shume,para nje realizim qe me duket sikur po enderroja gjera te cmendura qe nuk do beheshin kurr realitet dhe une me ate nuk do kishik kurr ate cka une te pakten mund te deshiroja dhe me dha nje ndjesi shume te keqe ne bark dhe ndihem shume keq.nga kjo gje me pas fillova te mendoja po cfare po bej me jeten jam nje person i shtirur dhe kuptova sa i vetmuar qe jam ,si nuk kam nje person qe ti flasi e te zbrazem.Ndihem shume i ngarkuar emocionalisht vetem rri duke pare fotot e ti e madje kam qene aq i fiksuar sa kam hapur te dhenat e tij ne gjendjen civile.une nuk di cfare te bej tani.Gjeja me mire eshte tja pranoj vetes qe nuk ka per te ndodhur gje e vetem ra shoh si nje mik pasi ka vlera qe nuk duhet humbur si mik eshte i vyer.por e di qe zemra ime nga ana tjeter nuk mendon kete gje po ndihet si e kycur ne kafaz sikur bertet qe te kete nje person te afert qe tja shpreh sikur eshte ne hymnere e vetem bertet por nuk e degjon askush.nuk kam kujt tja them asnje personi kete gje pasi asnje nuk e di qe jam homoseksual nuk e pershkruaj dot sa vetem qe ndihem.Si mund te arrij qe thjesht te rri shok me te?dhe nga tjeter si do shkoj kjo jete e imja kaq e vetmuar.E di qe mund te dukem sikur jam duke e dramatizuar kete gje por verter keshtu ndihem,ndihem shume keq ndoshta jane gjera te momentit te moshes gjithcka do kaloj e di por kjo krize identiteti qe une kam nuk do kaloj me duket sikur do thellohet dhe me prishi shume pune.mund te duket budadallik pelqimi im por nuk me duket me si nje pelqim me duken si ndjenja.ju lutem pres pergjigje nga ju
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Ali!
Une nuk jam nje nga ekspertet e faqes por thjesht nje person qe do te doja te te ndihmoja jashtezakonisht shume. Te kuptosh se kush je ne nje moshe te vogel eshte nje gje shume e mire Ali e di qe per ty duket e frikshme te kuptoj me te vertete. Ti nuk je ndryshe nga te tjeret dhe nuk ke pse te mohosh veten tende te vertete shume njerez e kane te veshtire te zbulojne identitetin e tyre dhe kur ata e arrijne kete gje ata jane te lumtur. Ti nuk duhet ta mohosh veten por ta pranosh dhe ta duash ate edhe pse ti je perpjekur te mohosh preferencat e tua. Kur po lexoja historine tende isha shume i lumtur te degjoja se ti kishe nje pelqim ndaj nje cuni kjo eshte nje gje shume bukur Ali dhe Jo nje gje qe ta mohosh. Dua te te uroj gezuar ditelindjen gjithashtu meqe e festove dje! Cdo moment qe ti pershkrove qe ke kaluar me te ishte i vlefshem dhe shume i bukur menyra se ti i pershkruani momentet qe ke kaluar me te arrijne te tregojne dashuri gje qe eshte e bukur ta ndjesh edhe me personat e te njejtes gjini. Te pergezoj gjithashtu qe je nje nxenes shume i mire dhe per guximin dhe kurajon qe ti pate per te treguar historine tende dhe problemet qe ti ke kjo gje kerkon shume kurajo. Ndoshta miku yt dhe nuk eshte straight ne kurre nuk i dime preferencat e njerezve qe na rrethojne ndoshta ai eshte njesoj si ti qe perpiqet ta fsheh kete gje por dhe mund ta zbuloj veten e tij njesoj si ty por ne nje kohe pak me vone nuk i dihet kurre Ali. E kuptoj dhe momentet qe thua se po kalon nje vetmi dhe se nuk ke me ke te flasesh por une do te sugjeroj qe te flasesh me dike ta marresh ate guxim dhe ate krajo qe pate per t’u shprehur ketu dhe te flasesh me dike qe i beson dhe mendon se do te ndihmoj. Shpresoj te te kem ndihmuar sadopak Ali! Te uroj me te mirat!