03.06.2019
une jame jetoje ne prishtin jame ne shkollen e mesme po duhe me fol me ni psikolog per jeten time qe me ndimoje mua se jam shume e mbyllet ne veti nuk flas me shume njerzi per me kane me shlire mos te vije marre si ne shkolle qe skom shoqni hiq e une po duhe me ndryshuhe edhe per jeten time dhe ne shkolle ndihem shume e vetmuar aty mua me duket si mose me kane aty po duhe me ndryshuhe dhe kjo eshte historia ime
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje,
Ju falenderojmë që ndatë shqetesimin tuaj me ne.
Kam nevoj të di pak më shumë për ju:
1-Kur përmendi jam një tip i mbyllur ,ndiheni kështu vetëm në shkollë apo edhe familje?
2-Cfare do te thote ndryshim per ty ?
3- Çfarë ju pengon të ndryshoni?
4-Cfarë do të dëshironit të ndryshoni?
Nga besida juaj ajo qe kuptoj eshte se ju doni te ndryshoni , dhe sigurisht që kjo është dicka positive dhe vlen për tu vlerësuar.
Faleminderit paraprakisht!
MSc. Lorenc Barjami – Psikolog klinik