Këshilla/Blog

05.03.2018

Pershendetje e kam ni problem zakonisht ndodh kur vin musafir dhe qes kaffe apo kur mbushi gotat me leng fillojn te me dridhen duart nuk e di pse ndodh Mirpo gjdo kush vjen e kam njejt perveq ne familje skam prb a ka munsi mem tegu qa me ba se jam shum ne siklet

  1. Msc. Ma. Anisa Asllani says:

    Pershendetje!
    Mendoj se nga kaq pak informacion qe keni dhene, e gjitha kjo ndodh per shkak te nje mbindjeshmerie emocionale, nje gjendje alerte te organizmit, I cili vihet ne levizje kur vendoset ne qender te vemendjes. Pra i gjithe ky siklet I juaji shoqerohet me dridhje te duarve, sikurse pershkruat. Ndoshta kjo eshte pjesë përbërëse e reagimeve emocionale në ngjarjet që ndodhin në ambientin që ju rrethon. Pasiguria të sjell ankth dhe ankthi të sjell disa reagime, ku një prej tyre është dhe dridhja e duarve .
    Nuk di neqoftese dridhja e duarve eshte I vetmi shetesim qe ju keni…
    Nese shkaku eshte psikologjik do tju keshilloja konsulta me nje psikoterapist. megjithate per te perjashtuar edhe shkakun fizik, do tju sugjeroja te keshilloheni me nje mjek specialist, neurolog.
    Gjithe te mirat

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV