Këshilla/Blog

20.02.2016

Pershendetje,
Gati 1 vit e gjysem me pare fillova te kisha dridhje duarsh pa asnje shkak, mendova se dicka te tille ma shkaktonte kafeina dhe nderpreva konsumimin e kafese. Por ky fenomen nuk mu zhduk, tani me duket sikur dridhjet kane filluar te me shpeshtohen. Ka momente qe nuk e kuptoj qe me dridhen duart por ma vene ne dukje personat qe jane ne mua, ne ate moment me fillon me shume.
Jam shume e shqetesuar ne lidhje ne kete fakt pasi nje familjarit tim ky fenonen i ndodhi shume vite me pare, dridhjet e duarve i jane shtuar shume dhe mjeket nuk i kane percaktuar ndonje lloj semundje. Shpresoj shume qe te gjej nje zgjidhje ne portalin tuaj.
Gjithe te mirat.

  1. Dr. Eljona Dine says:

    Pershendetje!
    Shqetesimi qe ju paraqisni mund te vije nga shkaqe te ndryshme duke filluar nga ai emocional dhe deri tek ai neurologjik. Per kete une ju keshilloj si fillim nje vizite tek mjeku neurolog per te perjashtuar shkaqet qe perfshin ky specialitet dhe me pas merrni ne konsiderate rekomandimet qe do ju beje mjeku I cili do ju vizitoje dhe nga afer nepermjet testeve diagnostikuese.
    Gjithe te mirat!

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV