dridhje duarsh 17.02.2020
pershend me dridhen duart kur sherbej miqve ku jam ne qender te vemendjes dhe kam shum frike ne ato momente ju lutem me rekomandoni ndonje gje.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje,
Te falenderoj qe na ke kontaktuar. Me sa po kuptoj te qenit ne qender te vemendjes eshte burim ankthi per ty. Mendoj qe eshte e rendesishme te kuptohet pse eksperienca e te qenit ne mes njerezve dhe e vezhguar prej tyre te shkakton te tille gjendje emocionale. Mos ndoshta ke frike prej gjykimeve qe mund te te bejne miqte? Mendoj se do te te ishte e dobishme te mundoheshe te kujtoje eksperienca te mundshme te meparshme ku ndoshta te qenit ne qender te vemendjes mund te kete qene nje eksperience ndoshta traumatike per ty dhe tashme si rrjedhim ke frike se mund te perseritet e njejta ndodhi e keshtu ankthi funksionon si nje senjalizues i rrezikut te mundshem. A e kujton se sa kohe ke qe ndihesh ne ankth kur vemendja e miqve drejtohet rreth teje? Cfare fantazish ke ne ato momente mbi ate cka te tjeret mund te jene duke menduar per ty? Mbetem ne pritje te nje pergjigjeje prej teje. Te uroj gjithe te mirat.
Dorina