Stele 29.01.2021
Pershendetje! Vellai im eshte perdorues kokaine. Kemi 1 muaj qe e kemi marre vesh kete gje. Ai nuk jeton ne Shqiperi. Mamaja ime ka 1 muaj qe ka shkuar jashte Shqiperise te qendroj me te. Eshte 28 vjec. Ne fillim tha qe do e linte, por mesa po duket kjo gje nuk po ndodh. I kemi rekomanduar te konsultohet me nje psikolog por nuk ka deshiruar. Ai ka shoqeri qe gjithashtu e konsumen drogen. Te lutem, me rekomandoni dot sesi ta bindim ate te kerkoje/pranoje ndihme, dhe si duhet te sillen me te njerezit qe e kane afer?
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Pershendetje Stele, e kuptoj shqetesimin qe ke sjelle dhe te pergezoj qe ke filluar te kerkosh ndihme. Varesia nga droga ne kete rast kokaina eshte nje sfide personale e vellait tend, e cila mund te jete shprehje e nje shqetesimi te gjendjes psikologjike qe vellai mund te jete duke kaluar. Por kur behet fjale per varesite, ndodh shpesh qe te shkaktohen problematika dhe dinamika te rrethin e tij te ngushte familjar por dhe me gjere, sic mund ta keni jetuar dhe vete kete gje. Edhe pse varesite kane nje shkalle te vecante veshtiresie per t’u tejkaluar plotesisht, kjo nuk do te thote se nuk duhet te perpiqemi qe vellai te arrije te kete nje lloj kontrolli mbi varesine. Mendoj se keni bere mire qe keni kerkuar ndihme profesionale, eshte me e rendesishme qe vellai te kete mundesi te punoje me te kuptuarin e emocioneve dhe mendimeve te cilat e shtyjne drejt gjetjes se kenaqesise tek varesia ndaj kokaines.
Ajo qe eshte e rendesishme per ju si familjare te tij eshte te vendosni kufinjte per te mos ushqyer padashje sjelljet e nxitura nga varesia (per shembull, mbulimi i borxheve, justifikimi i sjelljes se varesise, dhenia e parave, etj…). Nga ana tjeter ju si familjare duhet ne radhe te pare ta shihni permiresimin e tij ne kushte afatgjata te cilat kane me shume mundesi te realizohen dhe jo me kushte te prera te cilat mund t’i shkaktojne me shume presion dhe per pasoje padashje ta shtyjne me teper drejt sjelljeve te lidhura me varesine.
Ajo qe mund te beni eshte t’i gjendeni prane, pa i bere moral apo pa u perpjekur ta beni te ndihet ne faj, per te folur me te dhe per ta ndihmuar atehere kur dhe ai e vendos se ka ardhur koha te kerkoje ndihme.
Shpresoj te jem gjendur sadopak me kete pergjigje
Enkeli
Te falenderoj shume i nderuar! Kisha nevoje per kete pergjigje.
Gjithe te mirat!