Këshilla/Blog

27.08.2018

Pershendetje! Jam nje vajze 23 vjece. Jam me shkolle te larte e tashme ne pune. Jam njeri tejet normal, sociale dhe gjithmone kam patur nje jete te qete ne familje dhe pa probleme. Por ka disa vite qe kam vene re nje shqetesim ne veten time. Me ndodh qe cdo dite te qesh pa arsye ne situata te ndryshme qofshin ato edhe tejet serioze. ( Nuk qesh gjate gjithe kohes por ka disa momente qe une nuk e kontrolloj dot veten. ) E qeshura ndalet “kur do vete” dhe jo kur dua une. Kam filluar ta kem problem pasi me kufizon ne jetese. Nuk marr dot dike ne telefon me idene se do qesh dhe do shkaktoj probleme, nuk dal dot per vizita, nuk sqaroj dot nje situate e gjera te kesaj natyre. Me teper me ka kaluar ne moment frike. Cfare problemi mund te kem e si mund ta kuroj ( ne menyre natyrale). E theksoj se jam njeri shume normal dhe vetem kjo gje me prish pune ne perparimin tim si individ. Ju uroj dite te mbare. Ju faleminderit.

  1. Andi says:

    Pershendetje,
    Se pari dua tju them qe te jesh person i qeshur nuk eshte aspak anormale.
    Gjithsesi,gjithmone duhet te kete nje sens e qeshura.
    Une mendoj qe ti je teper gazmore si person dhe prandaj e qeshura te behet pjese e cdo momenti apo casti.
    Pikerisht per kete mendoj qe nje menyre kontrolli eshte qe te kuptoni sensin e bisedes ne menyre qe ta lidhni me situaten fazmore.
    Me thoni me teper ne menyre qe te mund te te ndihmoj.

    1. Anonymous says:

      Ju falenderoj! Edhe kjo mund te jete. Por e kam shume problem vertet se me ndodh ne situata shume delikate dhe me krijon probleme me njerzit. Kam frike mos kam ndonje problem qe me eshte bere kaq e shpeshte dhe nuk e kontrolloj dot. Nuk qesh me ze dmth ne qofte se nuk me shikon tjetri ne sy ose nuk flas ne ate moment nuk arrijne ta kuptojne. Kjo me favorizon pak ne problemin qe ndjej une. Nuk e di si mund ta heq kete problem.

    2. Henrika says:

      Ju falenderoj per suportin. Kam frike ne fakt mos me karakterizon ndonje “semundje” qe ka nevoje per kurim perderisa me ndodh shpesh, ne menyre te pavullnetshme ne situata tejet delikate ku nuk ka vend te qeshesh. Dite te mbare.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV