Këshilla/Blog

E urrej veten time 29.09.2019

Pse un e urrej veten time dhe nuk arrij te kem vetbesim

  1. Gresa Sulstarova says:

    Përshëndetje
    Të falenderoj që shkrove dhe ndave me ne këtë dhimbje tënde.
    Besoj se duhet të jetë shumë e dhimbshme dhe e vështirë të ndjesh urrejtje për veten!
    Vetë-urrejtja na fut në një cikël vicioz prej të cilit e shohim gati të pamundur të dalim pasi shohim vetëm defeketet/dështimet tona. Por, fakti që ke shkruar dhe ke ndarë me ne shqetësimin tend në Nuk Je Vetem, mendoj se është diçka që do të të ndihmojë të shohësh sa forcë ke brenda vetes, edhe për të pranuar ndjenja të tilla të dhimbshme.

    Në moshën që ti je, ka disa faktorë të cilët ndikojnë në mënyrën sesi e sheh dhe e ndjen veten, ndaj dua të di pak më shumë se për çfarë ti e urren veten? Dhe mbi çfarë faktorësh në jetën tënde e bazon vetëbesimin?
    Kur përballemi me ndjenja të tilla kaq të forta, kërkojmë me ngulm dhe gjejmë edhe në realitet çdo gjë që të na e përforcojë, aprovojë këtë ndjenjë urrejtjeje ndaj vetes pasi kështu vërtetojmë se ky realitet që kemi në mendje është i vetmi dhe më i drejti. Por, në fakt nuk është kështu. Jam e bindur se ti si njeri ke vlera dhe aftësi të cilat në këto momente ndoshta nuk arrin t`i shohësh.

    Unë do të të sugjeroja të shkruaje sërish, që të kuptonim pak më shumë mbi mendimet që fshihen pas urrejtjes ndaj vetes dhe vetëbesimit të ulët. E di që mund të të duket e vështirë, por të folurit/të shprehurit e atyre çfarë mendon dhe ndjen, shëron.

    Shpresoj të të kem ndihmuar sado pak dhe do të mbetem në pritje të përgjigjes tënde,

    Gjithë të mirat,
    Gresa.

Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.

NJV