Lulu 20.07.2023
Shoh nje enderr e per 2 a tre dite rrij me friken se diçka ndodhsepse gjithmone me dalin endrrat.
Me duket sikur permes endrres kam parashikuar ate qe do ndodhe.
Jam e shqetesuar.
Ju lutemi që komentet tuaja të jenë mbështetëse dhe jo gjykuese ndaj të tjerëve. Faqja administrohet, ndaj komentet postohen vetëm pas aprovimit nga administratori.
Përshëndetje e dashur.
Faleminderit që na ke shkruar dhe ke drejtuar pyetjen tënde lidhur me cfarë të shqetëson.
Bota e ëndrrave është një botë specifike e psikikës tonë sepse lidhet mbi të gjitha me clirimin e të pandërgjegjshmes, thirrjes së frikërave ose emocioneve tona të ndryshme, kujtesave të hershme etj dhe ajo është një nga mjetet që kap përmes narrativës së vet kuptime të cilat nuk i fjalëzojmë qartësisht dhe lehtësisht me ndërgjegjen tonë.
Duket sikur të është bërë pak frikësuese eksperienca me ëndrrat pasi ti thua që ato të dalin gjithmonë, por duke qenë se në letrën tënde mungon informacioni specifik, unë kam disa pyetje për ty:
A ka qenë kështu për të gjitha ëndrrat që ke parë? Të gjitha kanë dalë?
A lidhen ëndrrat e tua me realitetin specifik? Domethënë ngjarjet që ke parë janë ngjarje të cilat i mendon gjatë ditës, përpiqesh ti zgjidhësh etj? A mendon se në këto raste ëndrra po përpiqet të të orientojë drejt dickaje që ti je duke ju larguar ose afruar? Cfarë të bëhet më shqetësuese lidhur me parashikimin e asaj që do ndodh?
A mund ta ilustrosh me ndonjë rast ose ëndërr me specifike dhe mbi të gjitha tani që ke ndërtuar kuptimi që cdo gjë që do e shohësh do ndodh, cfarë bën në këto raste, rri dhe pret të ndodh? A flet apo a bën dicka tjetër?
A të kanë cuar ëndrrat rreth përmirësimit të situatës a dickajve me veten.
Këto pyetje ngelen me ty dhe besoj se kjo do kompletonte pak më mirë reflektimin tënd.
Besoj se përgjigja të ka ndihmuar
Mbetemi në kontakt
Alma